Manchester Unitedi me tri mungesa të mëdha kundër PSG-së

Manchester Unitedi nuk do të mundë të llogarisë në tre futbollistë, në përballjen e sotme kundër PSG-së në Ligën e Kampionëve.

Skuadra angleze do t’i ketë tri mungesa të mëdha kundër parisienëve si Harry Maguire, Edinson Cavani dhe Mason Greenwood, por së bashku me ta mungojnë edhe Eric Bailly dhe Jesse Lingard.

Blerja e re nga PSG-ja, Cavani nuk është ende i gatshëm të luajë, pasi që ka ushtruar vetëm një herë me bashkëlojtarët të dielën, por pritet të debutojë për Unitedin të shtunën në Premierligë kundër Chelseat.

Bruno Fernandes, do të jetë kapiten i ekipit në mungesë të Maguire.

“Ne shpresojmë që lojtarët mos të mungojnë shumë gjatë. Edinsonit i nevojiten më shumë ushtrime para se të luajë,” u deklarua Solskjaer.

Ngjarja paraprake

Lamtumirë flokë të gjata, këngëtarja e njohur bëhet tullace

Ngjarja e ardhëshme

Greqi, turistë francezë në karantinë pas zbulimit të një rasti me COVID-19

të fundit nga

AlbanianEnglishMacedonian