Manchester United po mendon për pasardhësin e Ronaldos

Manchester United raportohet se mund të bëjë një lëvizje për Harry Kane në afatin kalimtar të verës.

Cristiano Ronaldo ka edhe një vit kontratë me klubin anglez, por largimi i tij thuhet se ka gjasa që të ndodhë pas përfundimit të këtij sezoni.

“The Mirror” ka raportuar sot se “Djajtë e Kuq” kanë shprehur interesim për Kane.

Sulmuesi anglez ka rikthyer formën e tij më të mirë nën drejtimin e Antonio Contes në javët e fundit dhe në moshën 28-vjeçare ai do të dëshirojë të transferohet diku ku mund të fitojë trofe. 

Man United nuk mund t’ia garantojë momentalisht fitimin e trofeve, por nuk ka dyshime për interesimin e tyre.

Kane thuhet se mund t’i kushtojë klubit anglez 100 milionë funte. Ai ka kontratë të vlefshme me Tottenhamin deri më 30 qershor 2024. 

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

​Femrat më të mençura të Zodiakut

Story i radhës

Rama zbulon mesazhin e zyrtarit të Brukselit

Të fundit nga