Manchester City rivalizon Real Madridin dhe Barcelonën për transferimin e Lautaro Martinez dhe Erling Haaland

Manchester City është duke punuar që të gjejë zëvendësuesin e Sergio Agueros në verën e vitit 2021, sipas asaj që raporton Diario Sport.

Dy shënjestrat kryesore të Pep Guardiolës lidhen me një kalim të mundshëm te Barcelona apo Real Madridi në verën e ardhshme.

Lautaro Martinez i Interi dhe Erling Haaland i Borussia Dortmundit, po kërkohen nga tre gjigantët evropianë.

Aguero ka bërë paraqitje të mira, mirëpo si 32-vjeçar dhe kontrata që i skadon në verën e ardhshme, ka bërë që City të mendojë për një rifreskim të sulmit.

Lautaro ka kohë që po kërkohet nga Barcelona, mirëpo në garë nuk qëndron larg as Real Madridi, me Cityn që është futur në mes.

Interi po  kërkon 110 milionë euro për shërbimet e sulmuesit argjentinas, por që do të pranonte edhe shkëmbim lojtarësh dhe shumë të parave.

Në anën tjetër, Dortmundi ka bërë të ditur se edhe pse klauzola e lojtarit është 75 milionë euro, ai nuk do të largohet nën shifrën e 100 milionëve. 

Ngjarja paraprake

​Si të parandaloni zhvillimin e gelotofobisë?

Ngjarja e ardhëshme

​Dënohet me vdekje infermierja që vrau kolegun që e shantazhonte për seks

të fundit nga

AlbanianEnglishMacedonian