Manchester City është lider në garën për transferimin e Haalandit

Manchester City është duke e kërkuar me ngulm transferimin e Erling Haalandin nga Borussia Dortmundi.

Me Sergio Agueron që i skadon kontrata në këtë verë, Citizens po punojnë që të afrojnë një sulmues të ri.

Kjo javë e Marsit i ka këto produkte në zbritje nga Super Viva

Sipas asaj që raporton Daily Mail, në garë për transferimin e norvegjezit janë edhe Real Madridi, Chelsea, Barcelona dhe Manchester United.

Djajtë e Kuq besohet se tashmë janë në kontakte me agjentin Mino Raiola, për të transferuar Haalandin.

Mirëpo, City është aktualisht lider në garë dhe sheikët e klubit janë të gatshëm që të ofrojnë mbi 100 milionë euro për shërbimet e tij.

Larg nuk qëndron as Chelsea që ende po vuan për një sulmues që mund të shënojë gola, me Timo Wernerin që ende nuk është përshtatur në ligën angleze. 

Ngjarja paraprake

Shqipëri, sot fillon vaksinimi i mësuesve

Ngjarja e ardhëshme

Francë, shkon në mbi 90 mijë numri i viktimave nga COVID-19

të fundit nga

AlbanianEnglishMacedonian