Manastirliu: Vjeshta dhe dimri nuk do të jenë të lehta

“Dyfishim ekipeve mjekësore të urgjencës për trajtimin edhe në banesë”. Kështu u shpreh Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale Ogerta Manastirliu gjatë takimit me ekipet e reja të urgjencës, në Qendrën Kombëtare të Urgjencës Mjekësore.

Duke u shprehur se Urgjenca Kombëtare ka përballuar një fluks të konsiderueshëm, Manastirliu siguroi mbështetjen për ekipet e urgjencës mjekësore.

“Dyfishojmë ekipet e terrenit të urgjencës kombëtare, për t’u përballuar edhe me një sfidë tjetër, që është sfida e trajtimit në banesë sipas protokolleve të reja që po miraton Komiteti Teknik i Ekspertëve për trajtimin në shtëpi të rasteve ambulatore”, tha ministrja.

 “Padyshim vjeshtë-dimri nuk do të jetë i lehtë por jemi përgatitur brenda mundësive tona, jo vetëm me kapacitetet që disponojmë por edhe me stafin e shtuar, ku edhe gjatë periudhës së epidemisë janë 45 personel që i janë bashkuar ekipit të Urgjencës Kombëtare, si edhe mbështetja logjistike nuk ka munguar dhe nuk do të mungojë. Edhe 36 autoambulanca të reja do t’i shtohen Urgjencës Kombëtare brenda vitit për të garantuar një shërbim më të mirë, më të shpejtë për qytetarët, sidomos në situatën e epidemisë”, tha Manastirliu.

Duke kërkuar bashkëpunimin e të gjithë qytetarëve në betejën me COVID19, Ministrja e shëndetësisë tha: “Është në dorën tonë. Nëse duam ta ulim përhapjen e infeksionit, duhet të zbatojmë rregullat. Mbajtja e maskës është tashmë një detyrim për çdo qytetar”.

Ndërsa Drejtori i Urgjencës Kombëtare, dr. Skënder Brataj deklaroi se po vijojnë trajnimet për ekipet mjekësore në të gjitha nivelet, për t’ju përgjigjur situatës.

Ngjarja paraprake

Shënohet vdekja e parë në botë nga COVID-19 e një personi të infektuar për herë të dytë

Ngjarja e ardhëshme

Edhe një i vdekur dhe 98 të infektuar nga koronavirusi në Kosovë

të fundit nga

AlbanianEnglishMacedonian