Manastirliu në mbledhjen me Komitetin Teknik të Ekspertëve: Ulet në 5 ditë karantina

Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale Ogerta Manastirliu, ka bërë me dije se Komiteti Teknik i Ekspertëve se Komiteti vendosi të reduktojë dhe kohën e izolimit për të prekurit nga Covid-19 në 5 ditë dhe ka rekomanduar që doza e tretë përforcuese e vaksinës të kryhet 5 muaj pas dozës së dytë.

Sa I takon masave anticovid, Ministrja Manastirliu thekson se situata po ndiqet ne dinamikë dhe masat do të rivlerësohen në vijim.

“Në mbledhjen e Komitetit Teknik të Ekspertëve, për vlerësimin e situatës epidemiologjike, vlerësimin e ecurisë së programit të vaksinimit dhe masave anticovid.

Ekspertët e Komitetit Teknik rekomanduan për vlerësim nga Komiteti i Vaksinimit, reduktimin e periudhës së vaksinimit me dozën e tretë përforcuese, nga 6 muaj që është aktualisht, në 5 muaj pas dozës së dytë.
Komiteti vendosi të reduktojë kohën e izolimit për të prekurit nga Covid-19 në 5 ditë, sipas Udhëzimeve të Institutit të Shëndetit Publik.

Duke theksuar rëndësinë e vaksinimit me dozën përforcuese, rritjen e mbulesës vaksinale për popullatën si dhe duke vlerësuar në dinamikë incidencën e rasteve të reja ditore dhe situatën në spitale, ekspertët e Komitetit Teknik do të ri-vlerësojnë në vijim masat anticovid.

#MbroShëndetin #Vaksinohu🙏🏼”, shkruan Manastirliu.

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

Policia e Kosovës në aksion, gjobiten qytetarët e Ferizajt

Story i radhës

Gjermania mund të funksionojë pa gazin rus, thotë ministri

Të fundit nga