Manastir, shënohet 122-vjetori i diplomimit të Ataturkut, i pranishëm edhe Zv/ministri Hasani

Në Manastir vazhdon tradita e vendosur sipas së cilës çdo vit në mars shënohet përvjetori i diplomimit të Mustafa Kemal Ataturkut në këtë qytet.

Në shënimin tradicional të përvjetorit të diplomimit të Mustafa Kemal Ataturkut në Manastir, përveç kryetares Natasha Petrovska ishin edhe ambasadori i Republikës së Turqisë në vend, Hasan Mehmed Sekizqok, kryetari i Gjykatës Kushtetuese Sali Murati, zëvendësministri i Mbrojtjes Bashkim Hasani, delegacioni i Shtatmadhorisë së Republikës së Turqisë dhe Shtatmadhorisë së ARM-së, ateshe ushtarakë dhe mysafirë të tjerë.

Në Gjimnazin Ushtarak të atëhershëm të Manastirit, sot ndërtesë e Muzeut të Manastirit, delegacione nga qyteti dhe shteti, shënuan 122 vjet të ditës kur në këtë qytet diplomoi   themeluesi i Republikës së Turqisë, Mustafa Kemal Ataturku.

“Manastiri është qytet, veçanërisht i rëndësishëm në zhvillimin e Mustafa Kemal Ataturkut, Gjimnazi Ushtarak i Manastirit ku është shkolluar ka qenë institucion arsimor ku ai e ka filluar procesin e formimit të  vetëdijes së tij intelektuale dhe nën udhëheqjen e pedagogëve të suksesshëm dhe të njohur në atë kohë, i porositën pjesëmarrësit në solemnitetin në Manastir.

Ngjarja paraprake

Sot nisi vaksinimi i mësuesve me ‘AstraZeneca’/ Mjekja shqiptare në SHBA thirrje Komitetit të Ekspertëve

Ngjarja e ardhëshme

Zamorano: Nuk më intereson nëse Conte është simbol i Juventusit

të fundit nga

AlbanianEnglishMacedonian