Manastir, foshnja dy muajshe rezulton pozitiv me koronavirus

Një foshnje dy muajshe është personi më i ri i Manastirit i infektuar me koronavirus. Sipas të dhënave nga Ministria e Shëndetësisë, foshnja u infektua nga një anëtar i afërt i familjes, pra nga gjyshja, shkruan SDK.mk.

Nga atje ata shtojnë se në familjen e afërt të foshnjës, nëna është gjithashtu pozitive me Covid-19.

Foshnja aktualisht është nën mbikëqyrjen e një pediatri, me një pasqyrë të lehtë klinike.

Në gusht poashtu një foshnjë tre muajshe ishte infektuar dhe arriti ta mposhtë virusin.

Ngjarja paraprake

Letër e hapur kryetarit të Komunës së Prizrenit, Mytaher Haskuka

Ngjarja e ardhëshme

Klubet angleze që bënë më së shumti shpenzime për sezonin 2020/2021

të fundit nga

AlbanianEnglishMacedonian