Man City beson se Bellingham do t’i bashkohet atyre

Manchester City beson që do të marrin shërbimet e Jude Bellingham.

Sipas një raporti të fundit nga ‘The Sun’, zyrtarët e Manchester City besojnë se Jude Bellingham mund të zgjedhë të luajë në ‘Etihad Stadium’ verën e ardhshme për shkak të apelit të punës me Pep Guardiolën.

City beson se nënshkrimi i Bellingham do të ishte ‘ideal’ për të ardhmen e mesfushës së tyre që ka të ngjarë të humbasë Ilkay Gundogan falas në fund të sezonit. Jo vetëm kaq, Kevin De Bruyne tani është mbi 30 vjeç dhe e ardhmja afatgjatë e Bernardo Silva është e pasigurt për momentin.

I njëjti raport thotë se ‘Citizens’ nuk do të hezitojnë të thyejnë rekordin e transferimit të klubit. Mesfushori 19-vjeçar i Dortmundit nuk ka asnjë klauzolë lirimi në kontratën e tij dhe City është gati të shmangë çdo konkurrencë duke paguar një tarifë që, sipas të gjitha gjasave, do të shkojë në 100 milionë funte.

Kujtojmë që interesim për anglezin kanë shfaqur disa ekipe, në mesin e tyre edhe Real Madridi dhe Liverpooli.

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

Artani ia kap të pasmet Stresit të veshur si femër

Story i radhës

Nga frenat e tek ulja e kilometrave, 30% e mjeteve ngelin në kolaudim, çfarë pritet tashmë nga janari

Të fundit nga