Malishevë: Vazhdon tradita e dhurimit vullnetar të gjakut në kujtim të të vrarëve në masakrën e Burimit

Në shenjë përkujtimi të të vrarëve në masakrën e Burimit, e që është masakra më madhe në Komunën e Malishevës, nën organizimin e grupit të të rinjve vullnetar në Dragobil në bashkëpunim edhe me Entin e Transfuzionit të Gjakut, sot është organizuar aktiviteti tradicional i dhurimit të gjakut, ku qindra vullnetar sot kanë dhuruar gjak për nevojat e spitaleve në vend.

Sipas udhëheqësve të grupit të Rinisë së Dragobilit, Besim Paçarizi dhe prof. Agim Paçarizi,  ky aksion është tradicional dhe organizohet në të premtën e fundit të muajit mars, në prag të përkujtimit të ngjarjes më të dhimbshme të luftës së fundit në Malishevë, kur më 31 mars 1999, janë vrarë dhjetëra banorë, kryesisht të fshatrave Dragobil dhe Astrazup.

“Të gjithë të vrarët, në këtë masakër dhe të gjithë dëshmorët e kombit, dje kanë derdhur gjakun e tyre për lirinë e vendit, dhe ne sot në shenjë respekti për kontributin e tyre, vullnetarisht po japim gjak për nevojat e spitaleve tona”, kanë thënë aktvistët Besim dhe Agim Paçarizi.

Sipas tyre, aksioni si gjithmonë është treguar i suksesshëm, e thirrjes për dhurim vullnetar të gjakut, i janë përgjigju rreth 150 qytetarë, dhe në emër të Rinisë së Dragobilit, i kanë falënderuar të gjithë ata që kanë dhuruar gjak, si dhe e kanë falënderuar edhe Entin e Transfuzionit të Gjakut, për bashkëpunim në organizimin e këtij aksioni, e po ashtu është falënderuar edhe Këshilli i Bashkësisë Islame në Malishevë dhe Xhamia në Dragobil, për hapësirën dhe përkrahjen e parezervë në organizmin e këtij aksioni humanitar dhe shumë domethënës.

Ngjarja paraprake

Rexhepi -Selami: Të përkushtuar për shërbime më efikase për qytetarët

Ngjarja e ardhëshme

Ofertë në tavolinë për Ezgjan Alioskin

të fundit nga

AlbanianEnglishMacedonian