Malisheva – Ballkani, formacionet zyrtare

Sot (e mërkurë) janë në orar për t’u zhvilluar tri ndeshje të vlefshme për xhiron e 24-të në BKT Superligën e Kosovës.

Pas disa ndeshjeve në fundjavë, kjo xhiro e Superligës së Kosovës është e paraparë të zhvillohet në mesjavë.

Megjithatë, interesimi për t’i parë këto ndeshje pritet të jetë i njëjtë, pasi kampionati veçse ka hyrë në një fazë shumë interesante.

Lideri aktual, Ballkani është mysafir i Malishevës në ndeshjen që pritet të zhvillohet në stadiumin “Liman Gegaj”.

Ndeshje interesante pritet të zhvillohet edhe në mes të rivalëve të ‘mbijetesës’, ku Ulpiana pret në “Sami Kelmendi” Dukagjinin.

Takimi i fundit është mes dy rivalëve të mëdhenj të dekadës së fundit, me Feronikelin që pret Prishtinën, por që të dy ekipet janë larg synimeve këtë sezon.

Të gjitha ndeshjet janë të parapara të fillojnë nga ora 13:00.

MALISHEVA — BALLKANI 

Formacionet zyrtare:

Malisheva: Gashi, Dumani, Pira, Kryeziu, Xhaka, Maliqi, Bruqi, Pefqeli, Shabani, Hyseni, Sobowale.

Ballkani: Frashëri, Gashi, Thaqi, Dellova, Thaqi, Jashanica, Malaj, Korenica, Krasniqi, Rrahmani, Solomon.

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

Shkup, nënë e bijë vdesin nga goditja e rrymës elektrike

Story i radhës

“Putin do dyfishojë sulmet, por…”! Ish-agjenti rus: Do pësojë humbje, e pret dështimi total e kolapsi

Të fundit nga