Maliqi: Presioni i qeverisë ndaj medias është alarmant, për marrjen e pushtetit janë gati të bëjnë viktima

Deputeti i opozitës parlamentare, Lefter Maliqi në një intervistë me gazetaren Matilda Mcinin, ka folur për sulmin politik që i është bërë Ora News, ku ditën e djeshme në ambientet e televizionit mbërritën dy administratorë të caktuar nga shteti.

Maliqi ka thënë se “duhet të ishin marrë masat me kohë. Veprimet e fundit me emërimin e administratorëve me vendim gjykate, tregon më së miri kontrollin dhe zaptimin që duan ti bëjnë medias, presionit që duan t’i bëjnë dhe anashkalimit që duan t’i bëjnë presidentit të këtyre mediave. Është gjykata ajo që vendos për të drejtën. Akuzat janë qesharake”

Sakaq Maliqi ka theksuar se jeta e Presidentit të “Yldon Media Group” është cënuar, teksa shton se presioni psikologjik i qeverisë ndaj medias së lirë është alarmant.

“Presioni psikologjik i kësaj qeverie ndaj medias së lirë është alarmant dhe çon në cënim të sigurisë, jetës së kësaj media të lirë edhe pronarit të saj, z. Ylli Ndroqi. Kjo është taksative. Për marrjen e pushtetit këta janë kailë të bëjnë edhe viktima“.

Deputeti opozitar në vijim ka treguar se ka informacione se SPAK duhet të kishte nisur hetimet për vendimin e dy administratorëve të rinj, por nuk e ka bërë deri më tani.

“Unë kam informacione që SPAK-u duhej të kishte filluar hetimet dhe nuk e ka bërë“, ka thënë Maliqi.

Ngjarja paraprake

Ardijan Muça me pyetje interesante për qytetarët e Çairit (FOTO)

Ngjarja e ardhëshme

Veseli: Mosrespektimi i masave antiCOVID, e dimë ku na çon!

të fundit nga