Mali i Zi hap kufirin me Shqipërinë, kusht përgjigja e tamponit

Drejtoria Vendore e Kufirit dhe Migracionit Shkodër ka bërë me dije se të gjithë qytetarët që duan të udhëtojnë në drejtim të Malit të Zi tashmë mund ta bëjnë diçka të tillë, njofton euronews.

Kushti i vetëm është përgjigjja e tamponit që personat duhet të kenë me vete në mënyrë që të kalojnë pa problem kufirin.

Ky rregull do të jetë i vlefshëm për javët në vijim, deri në një urdhër të dytë, nga e hëna në të premte ora 22:00.

Në 21 nëntor autoritetet malazeze morën masa kufizuese sa i përket COVID-19 të cilat u bënë me dije nga Policia e Shkodrës.

Deri më sot, në Malin e Zi lejohej hyrja vetëm personat me leje qëndrimi, me leje pune, ata të cilët kalojnë transit në territorin malazez dhe ata që udhëtonin drejt Aeroportit të Podgoricës (të cilët duhet të ishin të pajisur me prenotimet e biletave).

Ngjarja paraprake

Anthony Taylor do të udhëheqë ndeshjen Inter-Real Madrid

Ngjarja e ardhëshme

Babai dhe i biri çliruan fshatin nga pushtimi armen

të fundit nga