Malajzia zgjedh kryetarin e ri të Parlamentit

Në seancën e saj të parë, Parlamenti i Malajzisë sot zgjodhi kryetarin e ri, raporton Anadolu Agency (AA).

Kryetari i ri i Parlamentit u zgjodh Johari Abdul, i njohur si Dewan Rakyat, i cili do të zëvendësojë Azhar Azizan Harun.

Emri i Joharit u propozua nga kryeministri Anwar Ibrahim, i cili u mbështet nga zëvendëskryeministri Ahmad Zahid Hamidi.

Përveç betimit të 222 deputetëve, Parlamenti do të debatojë mocionin e besimit mbi qeverinë e unitetit të udhëhequr nga Anwar, i cili u zgjodh shef ekzekutiv muajin e kaluar.

Udhëheqësi reformist Anwar 75-vjeç, drejton qeverinë e unitetit të përbërë nga Aleanca e tij e Shpresës ose Pakatan Harapan (PH), Fronti Kombëtar ose Barisan Nasional (BN) dhe Aleanca e Partive Sarawak ose Gabungan Parti Sarawak (GPS).

Më 19 nëntor në Malajzi u mbajtën zgjedhjet e 15-ta të përgjithshme, nga të cilat doli përbërja e re parlamentare prej 222 vendesh. PH në këto zgjedhje fitoi 82 vende.

Anwar njoftoi kabinetin e tij prej 27 anëtarësh të premten e kaluar, përfshirë dy zëvendëskryeministra, Ahmad Zahid Hamidi nga BN dhe Fadillah Yusof i GPS-së.

Sipas një memorandumi të mirëkuptimit të nënshkruar mes partive të Qeverisë së Unitetit, “çdo deputet që voton kundër qeverisë do të konsiderohet se ka dhënë dorëheqje”.

Mocioni i besimit pritet të debatohet nga 4 deputetë të qeverisë dhe 3 deputetë të opozitës përpara se të dalë në votim.





Story i mëparshëm

Parlamenti Evropian paralajmëron një marrëveshje të re për reduktimin e emetimeve të karbonit

Story i radhës

Qytetarët mund ta telefonojnë Komunën e Prizrenit pa pagesë

Të fundit nga