Malajzia fillon testimin e 1.7 milionë punëtorëve të huaj lidhur me COVID-19

Skreningu i detyrueshëm ndaj COVID-19 i rreth 1.7 milionë punëtorëve të huaj në Malajzi do të fillojë të martën, transmeton Anadolu Agency (AA).

Sipas Asri Ab Rahman, shefi i Departamentit të Punës të Malajzisë, testimi do të fillojë në qytetet Klang dhe Seremban pasi klasterë të mëdha janë raportuar në të dy zonat.

“Departamentit i është besuar kryerja e skreningut të 888.342 punëtorëve të huaj në Selangor, Labuan, Kuala Lumpur, Penang dhe Negri Sembilan”, tha ai.

Javën e kaluar, ministri i Burimeve Njerëzore të Malajzisë njoftoi se skreningu i punëtorëve të huaj në “zonat e kuqe” si Selangor, Kuala Lumpur dhe Penang do të fillojë më 9 dhjetor.

Testimi do të fillojë Sabah, Labuan dhe rrethe të tjera në Selangor, Penang dhe Negri Sembilan më 16 dhjetor.

Testimi masiv u planifikua pasi qindra raste të koronavirusit u raportuan nëpër fabrika dhe vendet e punës në Malajzi.

“Top Glove”, prodhuesi më i madh i dorezave latex në botë, ka mbyllur 20 fabrika në vend pasi qindra punëtorë u testuan pozitiv për COVID-19.

Sipas Ismail Sabri, ministër për sigurinë, të paktën 1.511 nga 1.623 raste të regjistruara në Selangor janë punëtorë të huaj që punojnë në “Top Glove”.



. .

Ngjarja paraprake

Sali Lushaj i përgjigjet Idajet Beqirit: E vërteta e rrahjes së avokatit dhe ku ishte Izet Haxhia! Gati të përballem në gjyq, nëse…

Ngjarja e ardhëshme

Gjermani, vetura godet për vdekje dy persona dhe lëndon disa të tjerë

të fundit nga

AlbanianEnglishMacedonian