Malajzia dhe Singapori anulojnë projektin hekurudhor me shpejtësi të lartë

Singapori dhe Malajzia kanë anuluar një projekt hekurudhor me shpejtësi të lartë me vlerë shumë miliarda dollarë për shkak të një mosmarrëveshjeje midis dy vendeve, transmeton Anadolu Agency (AA).

Qeveria e Malajzisë njoftoi se administratat e të dy vendeve nuk mundën të arrijnë një marrëveshje mbi detajet teknike dhe kontrata u anulua me kërkesën e palës malajziane.

Në njoftimin e qeverisë theksohet se Malajzia do të kompensojë Singaporin për anulimin.

Duke theksuar se anulimi nuk do të ndikojë në lidhjet midis dy vendeve, nga ana tjetër qeveria e Singaporit tha se të dy vendet do të vazhdojnë bashkëpunimin e ngushtë pasi ato kanë marrëdhëniet të thella dhe shumë-planeshe.

Në dhjetor të vitit 2016, të dy vendet nënshkruan një marrëveshje për të ndërtuar linjën hekurudhore 350-kilometërshe me shpejtësi të lartë, por para fillimit të ndërtimit projekti u pezullua me kërkesë të Malajzisë në vitin 2018 në kuadër të reformave fiskale të qeverisë.



. .

Ngjarja paraprake

Foshnja e parë e lindur në vitin 2021 është djalë

Ngjarja e ardhëshme

Kafshim i lirisë së kushtëzuar

të fundit nga

AlbanianEnglishMacedonian