Makron “Mendoj se kemi gjetur një zgjidhje me kompromis” mes Bullgarisë dhe RMV-së për heqjen e vetos

Sipas Deutche Welle, presidenti francez Emanuel Macron sot deklaroi se është gjetur zgjidhje për problemin mes Shkupit dhe Sofjes, zgjidhje kjo që do të hap rrugë që të nisin negociatat për anëtarësim të Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut në BE.

“Mendoj se kemi gjetur një zgjidhje me kompromis”, thuhet të ketë thënë Macron në konferencën për shtyp në Madrid

“Mendoj se kemi gjetur një kompromis mbi mosmarrëveshjen midis Bullgarisë dhe Maqedonisë së Veriut mbi Kornizën Negociuese për pranimin në BE”, tha presidenti francez Emmanuel Macron në margjinat e samitit të NATO-s në Madrid. Macron nuk ka dhënë detaje për kompromisin e mundshëm, por ka mundësi që ai të mos përfshijë një zgjidhje të shprehur, por një mënyrë që pala maqedonase të shprehet për marrëveshjen përmes konsultimeve në Kuvendin e Shkupit

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

Propozimi i presidencës franceze arriti në Qeveri

Story i radhës

Halil Kastrati shpallet “Qytetar Nderi” i Komunës së Podujevës

Të fundit nga