Makina përfshihet nga flakët, zjarri shkakton dëme edhe në 8 vetura të tjera

Në rrethana akoma të panjohuara një makinë është përfshirë nga flakët gjithshtu flakët kanë depërtuar edhe në disa makina rreth saj.

Ngjarja ka ndodhur në parkingun e një supermarketi në Veternik të Prishtinës.

Veturat kanë pësuar dëme të mëdha materiale, teksa nuk dihet nëse ka ndonjë person të lënduar.

Sipas pamjeve të publikuara nga mediat vendase, zjarri është vënë nën kontroll por disa prej mjeteve janë shkrumbuar plotësisht. Fatmirësisht nuk ka të lënduar por vetëm dëme materiale.

“Rreth orës 13:40 në Veterrnik të Prishtinës, në një parking veturash është raportuar për një rast zjarri. Njësitet policore menjëherë kanë dalë në vendin e ngjarjes, ku kanë vërejtur se nga zjarri i cili dyshohet se ka kapluar një  veturë të parkuar, dyshohet se janë djegur/dëmtuar edhe disa vetura tjera të parkuara. Janë njoftuar me kohë njësitet e zjarrëfiksave të cilat kanë lokalizuar zjarrin.Për momentin nuk raportohet për të lënduar por vetëm për dëme materiale në 7 apo 8 vetura. Lidhur me rastin janë duke u kryer hetime intensive.”-thuhet në njoftimin e policisë./gazetaexpress.com

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

Deputetja kosovare Duda Balje vizitë në Komunën e Çairit

Story i radhës

Në Zhitoshë të Prilepit UT prezantoi programe studimore për maturantët

Të fundit nga