Frikë, por për fat të mirë pa pasoja serioze, për Andre Onanën, portierin e Ajaksit, i cili nga sezoni i ardhshëm do të mbrojë portën e Interit.
Kamerunasi ishte protagonist i një aksidenti të frikshëm automobilistik nga i cili doli i padëmtuar.
Makina e tij u shkatërrua plotësisht nga përplasja “kokë më kokë” me një tjetër fuoristradë.
Sipas raportimeve, personat e automjetit tjetër nuk raportuan për lëndime të rënda.
Onana është aktualisht në Kamerun për të luajtur Play-Off-in e Botërorit të Katarit.