Makina del nga rruga në Pogradec, katër të plagosur

Mesditën e sotme, në dalje të fshatit Vërdovë, Pogradec, shtetasi G. Gj., 42 vjeç, duke drejtuar automjetin tip “Honda”, dyshohet se ka humbur kontrollin mbi drejtimin e automjetit dhe automjeti ka dalë nga rruga.

Për pasojë janë dëmtuar 4 pasagjerë që udhëtonin në këtë automjet, të cilët u transportuan në spitalin e Pogradecit dhe ndodhen jashtë rrezikut për jetën.

Me drejtuesin e automjetit G. Gj., po kryhen veprimet procedurale.

Grupi hetimor po punon për përcaktimin e shkaqeve të daljes nga rruga.

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

Mashtrim me pelet, 49-vjeçari nga Ohri përfitoi 327.712 denarë në mënyrë të paligjshme

Story i radhës

Lajçak viziton të hënën Kosovën

Të fundit nga