MAJKO: Vizita e Grubit e jashtzakonshme, bashkoi të gjitha partitë politike në Shqipëri

“Mendoj që vizita e zëvendëskryeministrat të parë të Maqedonisë së Veriut dhe mikut tim Artan Grubi ka sjellë një risi e cila nuk ndodh rëndom në periudhën e fushatës elektorale në Shqipëri, ka 24 orë që fushata elektorale në Shqipëri është gjysmë e pezulluar pasi të gjithë faktorët politik në Shqipëri janë të orientuar nga bashkimi dhe thirrja për të gjithë shqiptarët e Maqedonisë së Veriut për tu përfshirë në procesin e regjistrimit. Kështu ka deklaruar ministri i Shtetit për diasporë, z. Pandeli Majko pas takimit të realizuar sot me zëvendëskryeministrin e parë dhe ministër për Sistem politik dhe marrëdhënie ndërmjet bashkësive, z. Artan Grubi, informon GAZETA.MK

Sipas Majkos numërimi për shqiptarët nuk është një proces burokratik, por është një proces që ka të bëjë me të drejtat në shtetin e tretë i cili ka më shumë shqiptarë në trojet e veta etnike. Maqedonisë së Veriut nuk i vjen asnjë lloj rreziku nga regjistrimi real i shqiptarëve, ajo e bënë Maqedoninë e Veriut shtet më të vërtet. Po ashtu siç thoshte Çajupi i madh: “shqiptar mos ri, po duku”, kam vetëm një thirrje, ju lutem, ju lutem, të qenit shqiptar, të numëruarit si shqiptar sot nuk është një proces burokratik po është një akt i madh patriotik, është shprehur Majko.

Ngjarja paraprake

Gjykimi për fatkeqësinë në Llaskarcë, Beluli: Nuk e dija se autobusi ka manipulatorë

Ngjarja e ardhëshme

U mbajt debat publik për propozim Rregulloren për përkujdesjen dhe mbrojtjen e fëmijës

të fundit nga

AlbanianEnglishMacedonian