Majanci apo ish boksieri i gjeneratës së artë, në bord të federatës 

Bordi i ri i Federatës së Boksit të Kosovës, tani e tutje do të frymojë më ndryshe sepse anëtar i ri është edhe Afrim Majanci, ish boksier i shquar i gjeneratës së artë të klubit të boksit Prishtina, pesë herë kampion i ish Jugosllavisë dhe gjashtë nënkampion.

Majanci si gjithmonë është zëri i fuqishëm i boksit, por tani është brenda kalasë dhe do të jetë edhe më i fuqishëm dhe do t’i luftojë padrejtësitë por edhe do t’i përkrah projektet e mira. 

Jo vetëm Majanci, brenda kalasë është edhe një emër tjetër i spikatur, Agim Latifi, nënkryetar i Federatës së Boksit të Kosovës, ish boksier i gjeneratës së artë të Prishtinës. 

Ndryshe tani do të jetë bordi i FBOXK-së, me disa emra të mëdhenj dhe që do të punojnë vetëm për rritjen e rejtingut të këtij sporti. Majanci ka dhënë fjalën se do të punoj vetëm për interes të boksit, për rritje të niveli dhe ta kthejnë ashtu si i ka hije këtij sporti.
Majanci është edhe trajner i gjeneratës së sakrificës në kohën e okupimit (1991-1999), që i doli përballë agresorit serb dhe e sfidoi deri në pikën e fundit. Njeriu i artë në vendin e duhur dhe që ia rrit prestigjin boksit.

Ngjarja paraprake

Bujar Osmani: REGJISTROHU, t’i je më shumë se numër (VIDEO)

Ngjarja e ardhëshme

Beyonce me nëntë nominime por nuk do të performojë në “Grammy”

të fundit nga

AlbanianEnglishMacedonian