Maicon rikthehet në Itali, nënshkruan me ekipin e Serie D

Futbollisti i njohur brazilian, Maicon do ta vazhdojë karrierën në Itali. 39-vjeçari ka nënshkruar me ekipin nga Serie D, Sona Calcio.

Ish-mbrojtësi i djathtë i Interit pas më shumë se katër viteve rikthehet në Itali, aty ku fitoi popullaritetin më të madh si futbollist.

Maicon ishte pjesë e ekipeve të mëdha si Interi, Manchester City e Roma. Pas aventurës në kryeqytetin italian, ai kaloi në Brazil tek ekipi i Avai për dy vite, ku bëri vetëm nëntë paraqitje.

Më pas vazhdoi nga një vit tek ekipet Criciuma dhe Villa Nova.

Ngjarja paraprake

AAK cakton personat kontaktues për fushatën zgjedhore

Ngjarja e ardhëshme

A do të dënohen edhe këta si funksionarët e BDI-së?!

të fundit nga

AlbanianEnglishMacedonian