​Macron telefonatë me Zelenskyn, dënon Rusinë për përshkallëzimin e luftës në Ukrainë

November 29, 2024
1 minut lexim

Presidenti i Francës Emmanuel Macron e ka quajtur sot të papranueshme logjikën e përshkallëzimit të Rusisë në luftën në Ukrainë duke thënë se Parisi zyrtar do të vazhdojë të ndihmojë Kievin pavarësisht kërcënimeve ruse.

Gjatë një bisede telefonike me homologun e tij ukrainas Volodymyr Zelensky, presidenti Macron dënoi fuqishëm sulmet e Rusisë kundër qyteteve, civilëve dhe infrastrukturës energjetike të Ukrainës, njoftoi Pallati Elysee.

“Këto sulme, rritja e bashkëpunimit me Korenë e Veriut dhe retorika e papërgjegjshme që i shoqëron ato janë pjesë e logjikës së papranueshme ruse të përshkallëzimit, një vend që vazhdon të ndjekë një rrugë revizioniste, brutale dhe imperialiste duke shkelur të drejtat sovrane të Ukrainës dhe Kartën e OKB-së”, tha ai.

Presidenti francez theksoi se një logjikë e tillë ruse nuk do ta kapërcejë vendosmërinë për të vazhduar të ndihmojë Ukrainën aq intensivisht dhe aq sa është e nevojshme, në mënyrë që ajo të mund të ushtrojë të drejtën e saj për vetëmbrojtje dhe të mposhtë luftën e agresionit të Rusisë.

Burimi: botasot.info

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

Alen Sherri është kthyer në të besuarin e përhershëm të Cagliarit?

Story i radhës

Rritet çmimi i marrjes së injeksionit në QMF-në e Prishtinës

Të fundit nga

ShkoLartë