Macron pas sulmit ndaj mësuesit në Francë: Ata na mësojnë të lexojmë, të numërojmë, t’i besojmë vetes!

Së fundi ka ndodhur një rast tragjik në Francë, ku disa persona ia prenë kokën mësuesit, Samuel Paty, i cili u tregoi karikaturat e Profetit Muhamed nxënësve të tij.

Në lidhje me këtë ka shkruar presidenti francez, Emmanuel Macron, ku përmes një postimi në Twitter tha se të gjithë ne kemi kujtimet e një mësuesi që ndryshoi rrjedhën e jetës nëpër zemrat tona, transmeton Gazeta Sinjali.

Të gjithë kemi kujtimet e një mësuesi që ndryshoi rrjedhën e jetës nëpër zemrat tona. Ky mësues që na mësoi të lexojmë, të numërojmë, t’i besojmë vetes. Ky mësues që na hapi një rrugë. Samuel Paty ishte një prej tyre”, shkroi Macron. /Gazeta Sinjali/

Ngjarja paraprake

Në Gjilan 49 persona të vdekur nga Covid-19, Haziri bën thirrje të respektohen masat

Ngjarja e ardhëshme

Trajneri i Prishtinës, Ramadani: Ndeshjen derbi e fituam me plot meritë

të fundit nga

AlbanianEnglishMacedonian