Macron mbështet vendimin e BE-së për ndalimin e eksportit të vaksinës AstraZeneca

Presidenti i Francës, Emmanuel Macron foli kundër kompanisë farmaceutike AstraZeneca për mosrespektimin e kontratës së saj dhe shprehu mbështetjen për vendimin e Bashkimit Evropian për të ndaluar të gjitha eksportet e vaksinave të koronavirusit (COVID-19) për sa kohë që ajo nuk i përmbahet zotimeve të tyre, transmeton Anadolu Agency (AA).

Duke folur në margjinat e samitit të Këshillit Evropian dje vonë, Macron pohoi se Pfizer-BioNTech dhe Moderna u janë përmbajtur angazhimeve të tyre në lidhje me furnizimin e vaksinave kundër COVID-19.

Ai tha se angazhimet kontraktuale që Franca kishte me AstraZeneca nuk janë respektuar.

Duke paraqitur një tabelë, ku krahasonte numrin e dozave të premtuara dhe ato të furnizuara nga tre prodhuesit e vaksinave, Macron tha se kompania britaniko-suedeze kishte siguruar “120 milionë doza në BE, por tani ka premtuar të ofrojë 30 milionë doza. Ndërsa dërgesat nuk janë. Ishte e nevojshme të viheshin kontrolle”.

Pas zbulimit të 29 milionë dozave të vaksinës AstraZeneca gjatë një “bastisjeje” në Itali, Macron tha se shpreson që dozat të përdoren për rikuperim.

Ai shtoi se mekanizmat e kontrollit të aktivizuar nga Komisioni Evropian kanë ndihmuar në identifikimin e dozave që janë devijuar.

“Nuk është çështja e proteksionizmit, por e parandalimit të vendeve të tjera të zhvilluara të përdorin (dozat e vaksinës) vetë në kurriz të Bashkimit Evropian”, tha presidenti francez, pa përmendur asnjë vend.

Pas mungesës së dërgesave nga AstraZeneca, e cila ka vazhduar të përmbush objektivat për Britaninë e Madhe dhe BE-në, të mërkurën shtrëngoi rregulloret e eksportit duke ndaluar dërgesat e vaksinave kundër COVID-19 jashtë bllokut.

Rregullat e reja do të rregullojnë eksportet bazuar në situatën epidemiologjike, shkallën e vaksinimit dhe mundësinë e vaksinave në vendin e destinacionit.



. .

Ngjarja paraprake

Shifra të larta të të infektuarve, IKSHPK thirrje qytetarëve

Ngjarja e ardhëshme

Profesori i Universitetit të Prizrenit vdes në moshën 36 vjeçare pas infektimit me COVID 19

të fundit nga

AlbanianEnglishMacedonian