macOS Big Sur nxjerrë jashtë funksioni disa modele MacBook Pro

Një numër i madh përdoruesish të MacBook Pro 2013 ose 2014 të variantit 14-inç raportuan se përditësimi macOS Big Sur ka nxjerrë jashtë funksioni laptopët e tyre.

Problemi është raportuar në komunitetet e mbështetjes së Apple dhe rrjetin social Reddit duke sugjeruar se problemi është tejet i përhapur.

Përdoruesit thonë se gjatë përditësimin në macOS Big Sur, kompjuterët e tyre ngecin në një ekran bosh. Kombinime butonësh për restim, kalimi në safe mode apo rikuperimi përmes internetit nuk janë të aksesueshëm pas tentativës për të instaluar përditësimin.

Pjesa më e madhe atyre që janë ankuar janë përdorues të modeleve të 2013-ës dhe 2014-ës MacBook Pro. Në një përgjigje nga suporti i Apple, disa përdoruesve ju kërkohej ta dërgonin në një dyqan Apple për riparim e përgjigje të tjera thonë se problemi është përshkallëzuar në ekipin e inxhinierisë së Apple.

Mbetet e paqartë ajo çfarë po e shkakton këtë problem dhe ata që ende skanë provuar të kalojnë në macOS Big Sur, ju themi të prisni edhe ca kohë. Kujtojmë se versioni i ri i macOS debutoi vetëm 4 ditë më parë. /PCWorld Albanian

Ngjarja paraprake

Rama dhe Kurz bisedojnë për luftën kundër pandemisë COVID-19

Ngjarja e ardhëshme

Gjashtë Gabimet Në Mëngjes Që Pengojnë Rënien Në Peshë

të fundit nga

AlbanianEnglishMacedonian