Mac Allister kujton takimin e parë me Messin: Duart më dridheshin

Ylli i Kupës së Botës së Argjentinës, Alexis Mac Allister, zbuloi se sa nervoz ishte kur takoi Lionel Messin për herë të parë, duke pranuar se i dridheshin duart.

Shumë kohë përpara se Mac Allister të regjistronte dy gola në katër paraqitje në Botërorin “Katar 2022”, ai ishte një lojtar i ri i Boca Juniors, që i afrohej me nervozizëm idhullit të tij të Argjentinës.

Lojtari aktual i Brightonit tani kujton takimin e tij të parë me Messin, takim ky i cili e la atë duke u dridhur dhe të djersitur, raporton KosovaPress.

“Isha shumë nervoz, duart më dridheshin. Unë jam një djalë me të vërtetë i turpshëm, kështu që po, isha vërtet nervoz. Por atëherë e kuptoni se sa i përulur është ai. Në atë moment, unë isha duke luajtur në Boca Juniors, kështu që kishim mbërritur nga Argjentina për të luajtur. Mendoj ishte Spanja për një miqësore. Dhe arritëm, dhe ai ishte duke darkuar”, tha Mac Allister për “B/R Football”.

“Shkova në tavolinë dhe thashë përshëndetje me duart e mia që dridheshin. Isha djersitur. Por ishte një moment i mahnitshëm. Ai është idhulli im. Ai është futbollisti më i mirë në botë”, shtoi më tej mesfushori i Brightonit.

Mac Allister tani është rikthyer te Brightoni për gjysmën e dytë të sezonit të Premier Ligës, megjithëse ai mund të tërheqë vëmendje për transferim nga shumë klube evropiane.

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

LSDM: Me miratimin e buxhetit, VMRO-DPMNE dhe Arsovska e dëshmuan se ende janë bashkë

Story i radhës

Delet e nënkryeme

Të fundit nga