M-Technologie fiton derbin! Drita me lehtësi ndaj Malishevës 

KV M-Technologie nga Prishtina, kampione në fuqi, ka shënuar fitore me rezultat 3:0 (25:18, 25:20, 25:23) kundër Skenderajt, në takimin e javës së tretë të Superligës së Kosovës. 

Volejbollistet prishtinase treguan lojë shumë më të mirë dhe fituan më lehtë se sa kishin pritur. 

Skenderaj vetëm në setin e tretë u tregua më i fortë, ndërsa në dy setet paraprak nuk ishte në nivelin e pritur.   Naser Krasniqi, kryetrajner i kampiones, është i lumtur për tre pikë dhe për fitoren e tretë rresht. 

Image

Drita

Drita nga Gjilani pa ndonjë vështirësi si mysafire e mundi me rezultat 3:0 (25:15, 25:10, 25:10) Malishevën. Vashat e Lorik Ilazit treguan lojë shumë të mirë dhe ia dolën t’i fitojnë tre pikë të mëdha.

Ngjarja paraprake

Ligji për mbrojtjen e popullsisë, pranohen disa amendamente të VMRO-së

Ngjarja e ardhëshme

Mazhoranca heq dorë nga ndalesa e grumbullimeve familjare

të fundit nga

AlbanianEnglishMacedonian