Lushtaku rikthehet në ‘folenë e vjetër’ 

Drenica nga Skenderaj nuk ndalet me përforcime. Skuadra nga Skenderaj rikthen futbollistin Kreshnik Lushtaku, duke u përforcuar gjithnjë e më shumë për pjesën e dytë të kampionatit. 

“Sot në ambientet e Hotel Bonita në Durrës, aty ku po qendron skuadra për fazën përgatitore për stinorin pranveror, futbollisti drenicas, Kreshnik Lushtaku, është prezentuar si lojtar i ri i Drenicës. Në prezantimin e tij i pranishëm ishte edhe Presidenti i klubit z. Ilir Veliqi. 

Kreshnik Lushtaku kishte qenë pjesë e Drenicës edhe më herët, ndërsa është paraqitur për shumë skuadra të njohura nder to,  Vllaznia (Shqipëri), Prishtina, Trepça 89 e Feronikeli në Kosovë. 

Lushtaku, është futbollisti i dhjetë (10), i transferuar në këtë afat kalimtar dhe ai I është bashkuar ekipit në Durrës, ku skuadra është duke zhvilluar përgatitjet për stinorin pranveror. 

Kohëve të fundit , Kreshnik Lushtaku, është paraqitur në Gjermani, kurse tashmë nga Gjermania është rikthyer në Kosovë, tek skuadra e tij, Drenica”, njofton KF Drenica.

Ngjarja paraprake

Agim Ademi: Kjo ndeshje ishte një uverturë e mirë për stinorin pranveror

Ngjarja e ardhëshme

Fundjava sjell stuhi në Greqi, nga e marta dëborë dhe temperatura të ulëta

të fundit nga

AlbanianEnglishMacedonian