lushaku sadriu reagon pas zhvillimeve te fundit ne kpm 678b9305b598e

Lushaku-Sadriu reagon pas zhvillimeve të fundit në KPM

January 18, 2025
1 minut lexim

Drejtoresha e Arsimit në Prishtinë njëherit kandidatja për deputet nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës ka reaguar pas sulmit direkt në pavarësinë e Komisionit të Pavarur për Media nga pushteti.

Jehona Lushaku-Sadriu ka thënë ngjarjet e djeshme në KPM, tregojnë që pushteti dëshiron t’i hesht të gjithë dhe t’i kapë institucionet e pavarura.

“Liri. Pavarësi. Demokraci. Sot, nesër dhe çdo ditë. Ngjarjet e djeshme në Komisionin e Pavarur të Mediave qartazi tregojnë se si interesi i pushtetit është të heshtin të gjithë. Që dështimet e tyre në arsim, shëndetësi dhe ekonomi të mos përmenden nga askush. Ne gjithmonë e kemi pasur të qartë synimet e tyre që të kapen e të heshtën institucionet. Por ky vend as nuk e toleron, as nuk e lejon diktaturën.” – ka shkruar ajo në Facebook.

Më tej, ajo ka thënë se këto veprime e çojnë Kosovën drejt autokracisë.

“Shkelja flagrante e procedurave ligjore është një sulm i drejtpërdrejtë politik që e shtyn Kosovën drejt autokracisë. Këto veprime krijojnë një precedent të rrezikshëm për lirinë e mediave në vend—dhe kjo duhet të marrë fund më 9 shkurt.” – ka thënë ajo.

Ajo ka bërë thirrje që kjo qasje të ndalet më 9 shkurt.

“Asnjëherë në historinë e re të Kosovës s’ka qene më e qartë për kë të votohet. Ju ftoj të gjithëve që të ruajmë e forcojmë lirinë, pavarësinë dhe demokracinë në Kosovë. T’i dërgojmë mesazh atyre që synojnë diktaturë dhe izolim.” – përfundon shkrimi i saj.

Burimi: botasot.info

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

veliaj jep certifikatat e pronesise per familjet e 5 majit i vendosur ti coj punet deri ne fund ku jane ata qe na bllokonin u harruan 678b89a35e010
Story i mëparshëm

Veliaj jep certifikatat e pronësisë për familjet e “5 Majit”: I vendosur t’i çoj punët deri në fund! Ku janë ata që na bllokonin? U harruan

murtezani ne kiev takon kryetaren e komitetit per integrimin e ukraines ne be 678b95d7c7d5b
Story i radhës

Murtezani në Kiev, takon kryetaren e Komitetit për Integrimin e Ukrainës në BE

Të fundit nga

ShkoLartë