lushaku sadriu per mesimin tereditor ka ulur shpenzimet e prinderve 678cec8252aeb

Lushaku-Sadriu për mësimin tërëditor: Ka ulur shpenzimet e prindërve

January 19, 2025
1 minut lexim

Drejtoresha e Arsimit në Komunën e Prishtinës dhe kandidate për deputete e LDK-së, Jehona Lushaku-Sadriu, ka treguar se si i ndihmon prindërit, reforma e nisur në kryeqytet e mësimit tërëditor.

Ajo në emisionin Fushata në T7, ka thënë se aplikimi i mësimit tërëditor, ka treguar se e ka ulur shpenzimet e prindërve.

“Deri sot, prindërit kanë paguar qëndrime private për fëmijët, e fëmijët kanë ndejtë në shkollë vetëm katër orë, sot kur rrinë tetë orë edhe është lehtësim edhe për familjen, por është edhe ulje e kostos, pastaj e lehtëson jetën e nënave, kryesisht që kanë qenë të papuna. Ato kanë mundësi sot të punojnë, por reforma është bërë me qëllim që fëmijëve t’u jepet mundësi shkollimit më cilësor edhe të adresohen sfidat që testi PISA-s i ka adresuar”, ka thënë nënkryetarja e Prishtinës.

Në garën për deputete në Kuvendin e Kosovës nga radhët e LDK-së, Jehona Lushaku-Sadriu ka numrin 9.

Burimi: botasot.info

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

papa francesku e mirepret armepushimin mes izraelit dhe hamasit 678cebcd9ca57
Story i mëparshëm

Papa Françesku e mirëpret armëpushimin mes Izraelit dhe Hamasit

egli krahasoi gjestin me olsin reagon ky i fundit 678cedae40b0d
Story i radhës

Egli krahasoi Gjestin me Olsin, reagon ky i fundit

Të fundit nga

ShkoLartë