Lushaku-Sadriu: Gratë e LDK-së luajtën rol vendimtar për jetësimin e vizionit për liri

Kryetarja e Forumit të Gruas së LDK-së, Jehona Lushaku-Sadriu, ka thënë se gratë e LDK-së luajtën rol vendimtar në jetësimin e vizionit për liri, pavarësi të nisur nga presidenti Ibrahim Rugova.

Përmes një statusi në Facebook, Lushaku-Sadriu ka shkruar se arritjet e tyre do të mbeten gurthemel për avancimin e rolit të gruas së LDK-së në Kosovë.

“Me rastin e kremtimit të përvjetorit të 33-të të themelimit të Lidhjes Demokratike të Kosovës, Forumi i Gruas së LDK-së organizoi një tryezë diskutimi për Gratë në LDK ndër vite. Përmes rrëfimeve personale të znj. Mevlyde Saraçi, znj. Sanije Aliaj, znj. Besa Gaxherri dhe znj. Lirije Kajtazi kujtuam momente historike në të cilat gratë e LDK-së luajtën rol vendimtar për jetësimin e vizionit për liri, pavarësi dhe demokraci i nisur nga Presidenti Ibrahim Rugova.

Arritjet e tyre do të mbeten gurthemel për avancimin e rolit të gruas në LDK dhe në Kosovë”, ka shkruar ajo.

Story i mëparshëm

Politologu bullgar flet për situatën në veri të Kosovës, kritikon BE-në dhe SHBA-në për ‘lëshime’ ndaj Serbisë

Story i radhës

Të paktën 5 të vdekur dhe 20 të plagosur nga granatimet ruse në Herson

Të fundit nga