Lumir, inati ndaj Albinit t’i ka verbu sytë

Lumir Abdigjiku, kryetar i LDK-së pas kapitullimit të Isa Mustafës, duket se e ka humbur rrugën e arsyes. Një djalë i ri në pritshmëritë për të qenë model i një kulture politike dhe gjenerimi të arsyes, me deklarata të pamatura ka zbehur pritshmëritë për të qenë në krye të shtetit, në të ardhmen.

Mbase edhe i ndikuar nga deklaratat sporadike të ish shefit të tij, Lumir ka vazhduar me huqjet e tija të shumta.

E fundit në vazhdën e të shumtave ka të bëjë me gjendjen në veri. Sipas Lumir Abdixhikut, Albin Kurti tashmë ka rënë në kurthin e Serbisë dhe se nuk mund as të krijojë stabilitet e as të ushtrojë sovranitet në veri. Për çfarë kurthi po flet Lumiri, thua se sovraniteti paska qenë i ushtruar në veri, pikërisht po ndodh ajo që për 23 vjet s’ka ndodhur, përpjekja për ushtrim të sovranitetit.

Në reagimin e tij, sipas Abdixhikut “sot Kosova as nuk ka institucione shtetërore në veri, e as që mund të organizojë zgjedhje demokratike për t’i zgjedhur këto institucione aty. Pra jemi në vakum administrativ”, imagjino çfarë opozite përfaqëson ky njeri. Lumiri flet sikur të jetë dikush nga Afrika që s’ka informata për realitetin, e jo si dikush që në një apo mënyrë tjetër është përgjegjës për realitetin në veri.

Duke u nisur nga kjo deklaratë e tij naive dhe krejtësisht jashtë realitetit, opozita e ka shumë të vështirë të këndellet. Natyrisht se opozita duhet të kritikojë qeverinë se atë punë e ka, por s’duhet të bie në grackën e vet, në lajthitje.

Kjo vetëm sa e dëmton rolin dhe besueshmërinë e opozitës. Me akuzu Kurtin për gjendjen në veri ose duhet të jesh i dehur ose nga inati ose edhe nga naiviteti. Nuk besoj se Lumiri është naiv, mendoj se inati ia ka humbur arsyen, nga inati shfaqet edhe naiv. Gjendja në veri është pasojë e periudhës 20 vjeçare të pushteteve të kaluara, që e kanë lejuar anarkinë, kjo qeveri pavarësisht mundësive të pakta po bën përpjekje për të pasur sovranitetin edhe atje.

Lumiri, herëve tjera para se të deklarohesh mendo, lëre anash inatin, ndryshe do mbetesh lider i përjetshëm i opozitës.

Ky OPINION është huazuar nga media BOTASOT.INFO

Story i mëparshëm

Kryeministri grek vjen në Himarë me helikopter ushtarak, pritet me lule! E shoqëron peshëngritësi Pirro Dhima

Story i radhës

Dështon mbledhja, i pranishëm në sallë ishte veç Hydajet Hyseni

Të fundit nga