lumir abdixhiku nuk eshte tubimi qendror ne peje eshte vetem lugu i baranit 678b06562c751

Lumir Abdixhiku: Nuk është tubimi qendror në Pejë! Është vetëm Lugu i Baranit!

January 18, 2025
1 minut lexim

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Lumir Abdixhiku, ka provokuar partitë tjera me deklaratën e tij gjatë një tubimi në Lugun e Baranit, një vendbanim i vogël në krahasim me Pejën. Me këtë mesazh, Abdixhiku theksoi fuqinë e përkrahjes që partia e tij gëzon edhe në zonat më të vogla.

“E kuptoni tani kur themi se LDK dhe populli janë bërë tashmë një? Si dikur, sikurse tani! Këtë LDK e keni kërkuar tash e sa kohë. Këtë LDK e keni tashmë. Prandaj, duajeni atë, mbrojeni atë, lartësojeni atë, sepse është e juaja tani!” – tha Abdixhiku, duke vlerësuar mobilizimin dhe përkushtimin e mbështetësve.

Ai theksoi se Dukagjini dërgon një mesazh të qartë për ndryshimin që po vjen dhe paralajmëroi një “tërmet të djathtë” në zgjedhjet e 26 janarit: “Karagaq, bëhu gati për 26 janar! Do të ketë tërmet të djathtë!”

LDK po duket dukshëm më mirë në fushatë krahasuar me zgjedhjet e kaluara. Një shembull i thjeshtë është angazhimi dhe përkrahja në rrjetet sociale: postimet e Abdixhikut për fushatën po marrin pothuajse të njëjtin numër pëlqimesh si ato të liderit të Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, një zhvillim që tregon mobilizimin dhe përmirësimin e bazës së LDK-së.

Kjo deklaratë dhe organizimi në Lugun e Baranit janë parë si sinjal i fuqishëm i ringritjes së LDK-së dhe i përgatitjeve për një rezultat më të mirë në zgjedhjet e ardhshme.

Image

 

Burimi: botasot.info

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

keta jane pese finalistet e big brother vip kosova 3 678af3573e802
Story i mëparshëm

Këta janë pesë finalistët e Big Brother VIP Kosova 3

a mund te pastrohen floket vete pa perdorur shampo 678b47cc2c6ca
Story i radhës

A mund të pastrohen flokët vetë pa përdorur shampo?

Të fundit nga

ShkoLartë