Lulzim Basha, antiteza e politikës së vjetër

Sot, ashtu si gjithmonë, për shqiptarët janë jetike marrëdhëniet me SHBA-të. Në këtë prizëm e këndvështrim duhen parë interesat e Shqipërisë e të shqiptarëve dhe prandaj duhen parë e vlerësuar gjithmonë SHBA-të.

PD-në dhe Bashën SHBA i konsiderojnë partner të besueshëm e serioz dhe jo korrupsionin dhe as ata të cilët SHBA i shpall “non grata”.

Në këtë linjë me SHBA janë edhe BE.

Problemi i Partisë Demokratike ishte Berisha dhe e vjetra, ndërsa Lulzim Basha dhe e reja janë zgjidhja.

Problemi sot për Shqipërinë janë pushteti dhe keqqeverisja superkorruptive dhe e papergjegjshme para kombit e Edi Ramës, korrupsioni gjithnstitucional dhe e gjithë elita politike e vjetër, ndërsa zgjidhja e ndarja me të shkuarën ,pra zgjidhja ishte dhe është Basha dhe elita politike e re.

Shqiptarët më në fund kanë nevojë e domosdoshmëri për një Shqipëri, për një politikë dhe për një pushtet që punojnë e mbrojnë interesat gjithkombëtare, të cilat Tiranës i kanë munguar prej 100 vitesh.Pra Shqipërisë i duhet një elitë politike e re me vizion , mision e që është në kundërshti dhe në antitezë me politikën e vjetër.

Fakti që Partia Demokratike ka 9 vite që është në opozitë, vertetoi se problemi i Partisë Demokratike ishte, por vazhdon që të jetë akoma Berisha dhe politika e vjetër e akumuluar në të ashtuquajturin grupi regresiv i rithemelimit, apo më sakt do të quhej si grupi i vjetër i uzurpimit dhe riciklimit të mbetjeve, rrangallave dhe fantazmave të politikës së vjetër, si dhe i disa të rinjve egoist e të padinjitetshëm të cilët iu lëpinë të vjetërve ose duke u bashkuar me ta, apo edhe duke pritur e fërkuar duart që ta zëvëndësojnë ata Bashën, pavarësisht se nuk kanë as aftësi e as meritë për të qenë as deputetë të parlamentit.

Zgjidhja e Partisë Demokratike, ringritja, ndarja me të shkuarën dhe nga fantazmat e së kaluarës; ndarja me tranzicionin dhe ardhja në pushtet e Partisë Demokretike dhe si parti proamerikane ishte misioni,vizioni dhe përkushtimi i Lulzim Bashës dhe i disa bashkëpuntorëve të tij.

Grupimi rreth foltores i demokratëve , të atyre që vazhdojnë e mashtrohen edhe për pak kohë, pasi tani edhe ata u bindën se cfarë farse ishin zhvillimet foltoristike, në fakt e ka përcare PD-në dhe i shërben mjaft mirë që Edi Rama të penetrojë e te sundojë edhe pak kohë, ashtu sikurse edhe në këto vite rezulton se e vjetra, korrupsioni, padrejtësia dhe antiamerikanizmi i kryefoltoristit dhe të shpallurit “non grata” dhe i disa personave me role kyc në PD e ka mbajtur në pushtet Edi Ramën , dhe ata janë sot në krye të Partisë së Foltores.

Pra ata shpifësit që e akuzonin Bashën se bashkëpunonte me Ramën ,këta vetë tashmë dolën zbuluar se ata mbështesin Ramën , antiVeting-un dhe antiamerikanizmin e korrupsionin.U pa se cfarë përfaqësojnë foltoristët dhe Berisha, ata janë: e shkuara që identifikohen me korrupsionin,antiligjin, antidemokracinë, antiamerikanizmin dhe me mashtrimin.Basha ishte dhe është antiteza e tyre.

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

Aksident fatal në “Buzmadh” të Fierit, dy të vdekur e katër të plagosur

Story i radhës

Pesë marinsa amerikanë humbin jetën nga rrëzimi i një avioni

Të fundit nga