Lul Basha shkatërroi PD-në si Isa Mustafa LDK-në !!

E vonuar, gjithsesi e pritshme! S’kishte si mos të ishte e pritshme derisa thuhet se është e vonuar. Dorëheqja e Lul Bashës nga kryetari i PD, sikur e çliroi partinë nga nyja që po i zinte frymën.

Kjo nyje kulmoi më 6 mars me daljen si forcë e tretë. Fillimi i fundit të Lulzim Bashës shënohet në njoftimin e tij para nisjes së legjistraturës së re në Kuvendin e Shqipërisë për largimin e Sali Berishës nga grupi parlamentar i PD.

Ndonëse në moshë të shtyrë Berisha u ngrit si feniks për të filluar betejën e tij përmes Foltores, derisa Lul Basha bënte gjumë. Të kujtomë gjithashtu se Lulzim Basha ishte brave përmes të cilës Edi Rama hynte në zyrën e kryeministrit tani e 9 vjet me radhë dhe një Zot e di sa do të vazhdonte kjo nëse Luli do të vazhdonte të ishte kryetar i PD-së.

Filozofia e tij “ngreh e mos e këput” ka bërë që PD të zhvishet nga kuadrat më të rëndësishme të saj, flas për PD e zyrës dhe vulës jo pjesën e zemrës që është me dr.Berishën. Qysh në fillim të hapjes së betejës së tij me Berishën ishte e ditur se Luli e ka të humbur këtë garë për disa arsye, ndër to duhet theksuar mungesën e lidershipit, karizmit, mungesën e guximit dhe mbi të gjitha paaftësinë për të qenë në lartësinë e duhur të liderit të opozitës. Nga dorëheqja e Bashës më i trishtuar është Edi Rama, duke mos pasur më konkurrentë një njeri dështak dhe me humbje të njëpasnjëshme, Rama e di se cilido që do të jetë në krye të PD-së do të jetë më i denjë se Lul Basha, çka do ia vështirësonte jetën politike.

Në këtë kuptim, sot , demokratët e vërtetë duhet të ndjejnë gëzim dhe shpresë se PD nga sot e tutje do të ringrihet. Me Lulin PD preku fundin, tanimë s`ka ku shkon më poshtë, çka nënkupton se ngritja do vetëm sa ka nisur që nga sot e tutje. Varet shumë se kush do ta udhëheq PD, a do të bashkohet PD nga procesi i zgjedhjes së kreut të ri të saj, apo do të vazhdojnë përçarjen. E mira do të ishte që edhe Kuvendi i Rithemelimit dhe ai i PD zyrtare, të bashkohen dhe të bëjnë një kuvend të ri nga ku do të dalin më të bashkuar, më të fortë dhe me të “ egër” përballë qeverisë.

Dorëheqja e Bashës ishte e pritshme, me largimin e tij PD merr frymë më lirshëm, dua të besojë se PD do të jetë forca e parë shumë shpejt në Shqipëri. Në bazë të zhvillimeve të pritshme që pritën të ndodhin në PD, një gjë është shumë e sigurt, PDK do të jetë më e fortë pa Lul Bashën, kjo nënkupton se Edi Rama nga sot e tutje do të jetë më i dobët. Tanimë, Rama duhet të frikësohet, më s`do e ketë një opozitë me të cilën do të tallet “ 7×7=42”. Dorëheqja e Lul Bashës mund të shihet nëjësoj si ajo e Isa Mustafës, njeriut me të cilin LDK preku fundin, pas saj filloi ringritja, gjë e cila do të ndodh edhe me PD në Shqipëri.

Nga sot fillon fillimi i fundit i Edi Ramës, njeriut që me Lul Bashën e kishte të garantuar pushtetin. Me ikjën e Lulit, edhe pushteti Ramës shënon fillimin e fundit të saj.

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

​SHBA kufizon vizat për zyrtarët kinezë për shkak të pakicave

Story i radhës

SHBA mbledh prova për krimet e luftës në Ukrainë

Të fundit nga

AlbanianMacedonianEnglish