Lukashenko urdhëron specialistët bjellorusë të sigurojnë furnizim me energji elektrike për centralin e Çernobilit

Presidenti i Bjellorusisë, Aleksandër Lukashenko ka udhëzuar specialistët bjellorusë që të sigurojnë furnizimin me energji elektrike në centralin bërthamor të Çernobilit në Ukrainë.

Lajmin e bën të ditur agjencia e lajmeve BelTA.

Të mërkurën, Ukraina paralajmëroi se ekzistonin mundësitë që të kishte rrjedhje rrezatimi në Çernobil pas ndërprerjes së energjisë elektrike, por mbikëqyrësi bërthamor i OKB-së nuk pa “asnjë cënim të masave të sigurisë.”

Nga ana tjetër, Rusia akuzoi forcat ukrainase se kishin sulmuar linjat e energjisë dhe një nënstacion që ushqente termocentralin.

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

Protestuan për rritjen e çmimeve, policia arreston 16 persona

Story i radhës

Lëvizja BESA: Kjo Qeveri nuk ka kapacitet për të udhëhequr me shtetin!

Të fundit nga