Lukaku: Ia kemi dalë të hedhim një hap përpara

Romelu Lukaku vazhdon të shënojë gola dhe të ndihmojë Interin për të fituar titullin kampion. Zikaltrit e Antonio Contes po fluturojnë në Serie A, duke kryesuar me një diferencë të madhe (11 pikë) krahasuar me Milanin ndjekës.

Sulmuesi belg ka dhënë një rrëfim rreth momentit magjik të tij dhe skuadra italiane, që i ka fituar të 11 ndeshjet e fazës së dytë, duke thyer rekordin e Milanit në sezonin 1989-1990, me kuqezinjtë që fitonin 10 takimet e para të fazës së dytë.

“Ka edhe shumë ndeshje deri në fund të kampionatit. Jemi shumë të uritur për të siguruar fitore të tjera. Sezonin e kaluar kemi pasur shumë oshilacione, por gjithmonë kemi punuar fort dhe ia kemi dalë të hedhim një hap përpara dhe të përmirësohemi.

Unë ndihem shumë mirë. Serie A është një kampionat i komplikuar, gjithmonë vihesh në provë, pasi çdo ndeshje është një test më vete. Handanovic dhe mbrojtja po bëjnë një punë të shkëlqyer, ndërsa ne sulmuesit e dimë që nga momenti në moment do të shënojmë.

Conte na e përsërit gjithmonë që sulmuesi është mbrojtësi i parë i ekipit, ky është shkaku pse unë, Lautaro, Sanchez dhe Pinamonti tentojmë gjithmonë të bllokojmë nisjen e aksioneve të ekipeve kundërshtare.

Jemi katër sulmues shumë bujarë, e gjitha skuadra përfiton nga kjo gjë“, deklaroi goleadori belg i Interit, autor i 27 golave dhe 8 asisteve në të gjitha kompeticionet, duke qenë golashënuesi më i mirë i ekipit zikaltër.

Ngjarja paraprake

Objektivi i PSG-së

Ngjarja e ardhëshme

Dëshmitari i zjarrit në Notre Dame i përlotur kujton dramën e vitit 2019

të fundit nga

AlbanianEnglishMacedonian