Lukaku: Conte është si unë, urrejmë të dy të njëjtën gjë

Sulmuesi i Inter-it, Romelu Lukaku, ka folur për marrëdhënien me trajnerin Antonio Conte në një intervistë të dhënë për Vtm nga grumbullimi me kombëtaren.

“Tek Inter-i luajmë me dy sulmues. Kur luaj nga ana e tij, dëgjohet shumë, por unë dhe ai shkojmë shumë mirë. Jemi pak a shumë të ngjashëm: edhe unë, si ai, urrej të humbas”.

Lukaku ka folur edhe për zgjedhjen për të mos e tërhequr medaljen e vendit të dytë në finalen e Europa League të humbur kundër Sevilla-s:

“Nuk mundja, ishte shumë për mua. Superkupa, titulli në kampionat i humbur me një pikë, gjysmëfinalja e Botërorin me Belgjikën. Ka qenë e tmerrshme për mua: kam menduar, në djall të shkojë!’”.

“Kisha dhënë shumë për atë objektiv, që më pas nuk është arritur. Më janë dashur katër ose pesë ditë për ta kaluar”.

Ngjarja paraprake

Alino tradhëton Xhoi me vajzën misterioze

Ngjarja e ardhëshme

Trajneri i Kilit kundër Conte-s: Sanchez nuk është në formë për faj të Inter-it

të fundit nga

AlbanianEnglishMacedonian