luiza gega serish shkelqen midis serbise rremben medaljen e arte 64bd7e13da3d3

Luiza Gega sërish shkëlqen midis Serbisë, rrëmben medaljen e artë

July 23, 2023
1 minut lexim

Luiza Gega, përsëri ka fituar medaljen e artë në Kampionatin Ballkanik të Atletikës që po zhvillohet në Krajlevo të Serbisë.

Gjatë ditës së sotme kampionia kuqezi ka triumfuar  në garën e 5000 metrave duke fiksuar kohën 16 minuta, 7 sekonda e 93 të qindtat, më tepër se 36 sekonda larg vendit të dytë.

Në vendin e dytë dhe të tretë u renditën dy atletet nga Turqia,  Sümeyye Erol(16:43.95) dhe Burcu Subatan(17:01.77).

Për Gegën kjo është medalja e tretë e artë në këtë eveniment. Të shtunën atletja kuqezi ka arritur të sigurojë dy medalje të arta, në 3000 metra me pengesa dhe në 3000 metra duke u bërë dhe sportistja e parë shqiptare që ka marrë biletën për Lojërat Olimpike “Paris 2024”.

GAZETA.MK

MARKETING

RENT A CAR

prokuroria nis hetimet per nje rast qe ministri peci e denoncoi ne facebook 64bd7bf943139
Story i mëparshëm

Prokuroria nis hetimet për një rast që ministri Peci e denoncoi në Facebook

vihet nen kontroll vatra e zjarrit ne peshtan te fierit ministri balla inspekton situaten ne terren 64bd7e1779415
Story i radhës

Vihet nën kontroll vatra e zjarrit në Peshtan të Fierit, ministri Balla inspekton situatën në terren

Të fundit nga

ShkoLartë