Disa ‘gjurmë’ të reja dashurie nga çifti Kiara-Luiz.
Dedikime, këngë dashurie, fjalë të ëmbla, përkushtim, ka shumë gjëra me të cilat Luizi është përpjekur të shpreh ndjesinë e fortë që ka për Kiarën.
Dhe së fundmi ka zgjedhur të bëjë dy tatuazhe, syrin e Kiarës të ndërthurur me atë të Big Brother, dhe firmën e saj.
“Kam dy muaj që e kërkoj, dua tatuazh. Këta më vonuan, nuk e kuptoj përse. Ja tani i ratë pikës, Vëllai i Madh të hëngsha zemrën. Është syri i Kiarës dhe logoja e Big-ut sipër, të vijë dhe Kiara t’i vendosë firmën.”
Së fundmi konfliktet midis tyre nuk kanë qenë të pakta, por duket se gjithnjë gjendet një zgjidhje për t’i larguar.