Lufta për vendin e katërt në Angli, sot luhet derbi Everton-Tottenham

Pas ndeshjeve në Ligën e Kampionëve dhe në atë të Evropës, sot do të zhvillohet një derbi tejet interesant në Premier Ligën angleze, ku Evertoni pret në shtëpi skuadrën e Tottenham Hotspur.

Ky derbi është ndeshja hapëse e xhiros së 32-të në Premier Ligë, ku të dy skuadrat do të luftojnë që të sigurojnë fitore, për t’i mbajtur shpresat për një vend në Top 4, përcjell KosovaPress.

Pas 31 ndeshjeve, Tottenham zë vendin e shtatë, me 14 fitore, shtatë barazime dhe 10 humbje, duke arkëtuar 49 pikë, gjashtë sosh më pak se vendi i katërt, Ëest Ham.

Në anën tjetër, skuadra e Evertonit pas 30 xhirosh ka regjistruar 14 fitore, gjashtë barazime dhe 10 humbje, kështu duke u pozicionuar në vendin e tetë, me gjithsej 48 pikë.

Jose Mourinho pritet të ketë të një skuadër të kompletuar, me shumë pak mungesa, ku në këtë ndeshje do të mungojnë vetëm Davies e Doherty.

Kurse, për trajnerin Carlo Ancelotti do të ketë më shumë probleme, ku nuk do të paraqiten Bernard, Delph, Doucoure, Gbamin dhe Mina, kurse në dyshim janë, Calëert-Leëin, Gomes, dhe King.

Formacionet e mundshme të dy skuadrave i gjeni më poshtë.

Everton (3-5-2): Pickford; Holgate, Godfrey, Keane; Coleman, Allan, Davies, Sigurdsson, Digne; Richarlison, Rodriguez

Tottenham Hotspur (4-2-3-1): Lloris; Aurier, Alderëeireld, Rodon, Reguilon; Hojbjerg, Sissoko; Lucas, Ndombele, Son; Kane

21:00 Everton (8) – Tottenham Hotspur (7) (Stadiumi Goodison Park)

Ngjarja paraprake

Vera Ora merr vëmendjen me fotografitë në bikini

Ngjarja e ardhëshme

Leclerc rrit pretendimet

të fundit nga

AlbanianEnglishMacedonian