Lufta në Ukrainë/ “Varreza” e raketave luftarake do të përdoret si provë për të dënuar agresionin rus

Teksa lufta në Ukrainë vazhdon ende, në qytetin e Kharkiv-it është krijuar një “varrezë” raketash, ku numërohen mijëra të tilla, të cilat janë të lëshuara nga Rusia.

Kjo “varrezë” raketash është një dëshmi e bombardimeve nga Rusia përgjatë 10 muajve.

Autoritetet lokale shpresojnë se mund të ndihmojnë në dhënien e informacionit për çdo rast të ndjekjes penale kundër autoriteteve dhe ushtarëve rusë dhe se një ditë mund të bëhen pjesë e muzeut të mizorisë.

Zëdhënës i Prokurorisë së rajonit të Kharkiv, Dmytro Çubenko, është shprehur se raketat janë mbledhur që prej fillimit të luftës dhe janë të organizuara sipas llojit.

“Këto janë prova që një gjykatë penale ndërkombëtare do t’i përdorte,” tha Çubenko, teksa përmendi se materialet janë duke u analizuar nga disa specialist.

Zyra e prokurorit të Kharkiv tha se do t’i mbajë raketat për aq kohë sa të jetë e nevojshme, në mënyrë që çdo ekspert ose prokuror të mund të marrë informacionin që i nevojitet për të përdorur si provë kundër rusëve.

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

Abdixhiku kritikon Qeverinë: Një pushtet i paaftë brenda është i paaftë edhe jashtë

Story i radhës

Beka dhe Edoni përplasen për qëndrimet rreth komunitetit LGBT+

Të fundit nga