Liubov Tsybulska, këshilltar i qeverisë dhe ushtrisë së Ukrainës, tha se ka një shans që “fuqia e Putinit të kufizohet nga njerëzit e tij”.
Duke folur nga Varshava, Poloni nëse ka potencial për një dalje ruse nga Ukraina, Tsybulska i tha CNN: “Unë mendoj se skenari më i mirë është nëse diçka ndodh në Rusi, ne e dimë se ka një ndarje midis elitave ruse … e që kjo nëkupton se kjo luftë do ta çojë Rusinë në kolaps”, përcjell “Bota sot”.
“Pra, sigurisht, ne presim që ata në Rusi të bëjnë diçka. Nuk mund të presim që duke pasur mbështetjen e luftës, njerëzit të shkojnë dhe të protestojnë dhe, e dini, të bëjnë në thelb një revolucion. Por ka disa shanse që fuqia e Putinit të jetë e kufizuar nga njerëzit e tij”.
Duke folur për ofensivën e Rusisë dhe forcat e rezistencës me të cilat përballet, Tsybulska tha: “Ata po përpiqen të marrin qytete, por nuk mund të hyjnë dhe të marrin kontrollin mbi qytetet e Ukrainës. Ata e bënë atë në Kherson, por njerëzit vazhdojnë të protestojnë, njerëzit vazhdojnë të rezistojnë dhe në thelb rusët nuk dinë çfarë të bëjnë me këtë dhe e njëjta gjë me Mariupolin, Kharkivin dhe Kievin.”
“Ata mund të bombardojnë dhe vrasin civilë, por ata nuk mund të kontrollojnë qytetet,” tha Tsybulska. Ai potencoi se “qëllimi përfundimtar” i Putinit është Kievi, duke shtuar se “do të jetë shumë e vështirë, nëse jo e pamundur, për të marrë kryeqytetin”.
“Por sigurisht, Rusia dëshiron të frikësojë civilët dhe ata duan të përhapin panik dhe demoralizimin midis civilëve dhe në thelb të zvogëlojnë mbështetjen për ushtrinë ukrainase nga popullsia ukrainase,” shtoi Tsybulska.