“Lufta e gardave”

Politika në përgjithësi nuk njeh koncept  të gardave politike, që në Kosovë kohëve të fundit
është ushqyer shumë nëpër  parti politike,
duke i ndarë njerëzit  në garden e re dhe
garden e vjeter, madje ndarja bëhet aq brutale sa që bëhet edhe në bazë të moshës
dhe vjetërsisë së angazhimit politik.

Në vendet ku ka demokarci të zhvilluar ndarja e gardave
poltike në parti nuk ekziston as si koncept por as si
veprim politik per ti lënë jashtë loje antarët që kanë dhënë kontribut nëpër
partit e tyre politike.

Ka kohë që në Kosovë është duke u ushqyer kjo ndarje në mes
gardave politike dhe si rezultat kjo qon drejtë një ndarje në mes të
gjeneratave brenda partive politike që nuk është e dobishme as për procesin
demokratik të subjekteve politike por as për proceset demokrtaike ne pergjithësi.

Ekziston vetëm një ndarje qoftë si koncept qoftë si veprim
politik që ka të bëjë me mendësinë e të menduarit politik dhe pikërisht është mendësia
politike që subjektet politike duhet të investojnë në mënyrë që ti arrijnë sukseset e dëshiruara
në proceset zgjedhore.  Në asnjë mënyrë
nuk do të thotë që një i moshuar që është aktiv në politik të ketë mendësi të
pa reformuar, përkundrazi poltika kosovare njeh shumë personalitete që kanë  angazhim  me dekada në politik por që kanë mendësi te re,
pra, mosha dhe angazhimi politik nuk e determinon mendësinë politike, prandaj gardat e
vjetra dhe të reja nuk duhet të ekzistojnë  si koncept.

Ne angazhimin politik në Kosovë është i njohur edhe një koncept
i të vepruarit në politik, koncepti i konsumimit  të individit në politik, realisht është një
nga konceptet e gabuara që lidhet sërish me mendësinë politike, nuk ka person
politik që konsumohet nëse ai azhuron mendësinë e tij politike duke ia
përshtatur kohes dhe kerkesave te kohes. Çdo person mund të mbijetojë  në politik për aq kohë sa ai mendon që mund të
kontribuoj në shoqëri.

Kemi shumë shembuj në shtetet që kanë demokraci te zhvilluar që
udheheqen nga persona të moshes se tretë dhe kjo nuk e bënë më pak të zhvilluar
ate vend por,  perkundrazi.

Partitë politike në Kosovë fokusin e funksionimit të tyre
duhet ta zhvendosin nga “lufta” për ndarje në garda sipas vjetërsisë së moshës
dhe angazhimit në parti në ndarje të mendësisë dhe ideve atraktive dhe inovative
për zhvillimin e partive politike. Fundja sa më të zhvilluara janë partiët
politike po aq e zhvilluar do te jetë edhe Kosova.

Ngjarja paraprake

Nuk respektuan sinjalistikat rrugore, policia nuk toleron, arrestime dhe gjoba për shoferët e “pabindur”

Ngjarja e ardhëshme

Dovedan: Nuk kam probleme me arbitrat

të fundit nga

AlbanianEnglishMacedonian