Lufta e fundit në Kosovë nga perspektiva ose retrospektiva e angazhimit dhe kontributit kolosal ose titanik të SHBA-së

Ndërkohë që presidenti amerikan, Bill Clinton së bashku me Administratën dhe gjeneralët (admiralët) e tij në Pentagon, i kishin bërë planet dhe përgatitjet e fundit për të sulmuar ushtarakisht Serbinë gjatë vitit 1999; në atë menyrë që njëherë e përgjithmonë t´u ipej fund atyre aktëve makabre dhe tepër sadiste ose morbide të dhunës, terrorit dhe masakrave të egra të soldateskës dhe policisë serbiane kundër shqiptarëve të Kosovës: Infrastruktura e përgjithshme ushtarake, teknike ose logjistike në Republikën e Shqipërisë, ku ishin paraparë të dislokohëshin ose stacionohëshin helikopterët e njohur ushtarak (luftarak) amerikan të firmës “Apaçë” së bashku me avionë të ndryshëm vëzhgues ose bombardues të SHBA-së dhe Natos e kështu me radhë, ishte në gjendje të mjerueshme ose jofunksionale. Për të mos thënë alarmante ose katastrofike. 

Në Shqipëri atëbotë në radhë të parë nuk kishte fusha, hapësira, ajroporte ose poligonë të nevojshme ushtarake ose luftarake ku do stacionohëshin, manevronin dhe vepronin “Apacët”, “Avaksët” “Tornadot”, “S.Harrierët” ose bombarderët tjerë të SHBA-së, Gjermanisë, Britanisë së Madhe etj. Mungonin si të thuash infrastruktura dhe arkitektura themelore ose elementare në kontekstin e mesipërm ushtarak ose luftarak në Republikën e Shqipërisë. Nuk kishte madje as baza të ndryshme ushtarake ose luftarake prej nga ku do mund t´i kryenin ose zhvillonin aksionet e tyre ushtarake ose luftarake helikopterët dhe bombarderët e njohur të SHBA-së dhe vendëve të tjera aleate të Natos-kundër ushtrisë kriminale dhe gjakatare të Millosheviqit! Nuk funksiononte si të thuash asgjë si duhet ( duhej) asokohe.

Ndonëse, vetëm bartja ( transferimi) dhe stacionimi (dislokimi) i “Apaçëve” në Shqipëri, SHBA-së i kishin kushtuar asokohe afro 5OO milion dollarë amerikan. Pa i harruar këtu edhe ngritjen ose ndërtimin e bazave të njohura ushtarake ose luftarake në Shqipëri nga ana e SHBA-së, Republikës Federale të Gjermanisë dhe Britanisë së Madhe gjatë kohës së luftës në Kosovë së bashku me sulmët ose bombardimet e fuqishme të caqëve ushtarako-policore të Serbisë nga ana e SHBA-së dhe Aleancës së Natos gjatë luftës së fundit në Kosovë që kapin shifrën qindra miliarda eurove ose dollarëve amerikan. 

Gjatë asaj kohe në alet shqiptare, gjatë një marëshute ose manovrimi të tyre për t’u futur ose inkuadruar në luftën e Kosovës-kundër ushtrisë serbe, do e humbin jetën disa ushtar amerikan në bordin ose ekipazhin e helikopterëve “Apaçi” për shkak të hapësirës së ngushtë ose konfiguracionit atipik të alpëve (bjeshkëve) shqiptare që rezultoi edhe me largimin e “Apaçëve” nga përdorimi i tyre i metjmë në luftën e Kosovës.

Në anën tjetër ndërkaq, pas “depërtimit triumfal” të flotës detare ose ushtarake të Rusisë përmes Dardanelëve ose “Grykës së Bosforit” në Turqi, në vend të Turqisë e cila si anëtare e Natos, asokohe nuk kishte as vullnet dhe as guxim politik dhe ushtarak t’i parandalonte luftanijet ruse në marëshimin e tyre drejt Detit të Mesdheut ose Adriatikut, për t´u ndihmuar ose dalur zot Millosheviqit dhe Sërbisë në luftë kundër Natos dhe UCK-së: Ishin luftanijet amerikane, gjermane dhe britanike ato që i kishin prandaluar ose stopuar asokohe luftanijet e Rusisë ( të mbushura me armë nukleare ose atomike) për të depërtuar në Detin e Mesdheut ose Adriatikut. 

Se këndejmi, gjithashtu thuhet se “binomi” ose “tandemi” famëq Rusi-Turqi, përmes disa të ashtuquajturve udhëheqësve, komandantëve ose komesarëve të ndryshëm kokëbosh ose kokëtul që vepronin ose penetronin asokohe në kuadër të Shtabit të Përgjithëshëm të UCK-së, kishin bërë çmos mbi paraqitjen ose prezantimit e luftës së lartëpërmendur çlirimtare dhe patriotike në Kosovë në prizmin e një lufte fetare ose islamike në Kosovë! Duke i dhënë simbole, ngjyrime, mesazhe, parulla, slogane dhe konotacione të ndryshme fetare, kulturore ose ideologjike, të ngjashme ose analogjike me ato të muslimanëve boshnjak në Bosnje Hercegovinë etj. 

Ndonëse, qëllimet e mesipërme serbo-ruso–turko-bizantine, edhe sot e kësaj dite ndodhën në fuqi. 

Meqë fjala mbi arkitekturën ose infrastrukturën e gjithëmbarëshme ushtarake ose luftarake të Republikës së Shqipërisë gjatë luftës së fundit në Kosovë (1998-1999) dhe përfitimet ose beneficionet e shumëta ushtarake (luftarake), teknike, logjistike, infrastrukturale, materiale, ekonomike dhe të tjera të Shqipërisë nga e lufta e mesipërme në Kosovë: Do theksuar faktin se në saje të angazhimit ose kontributit të saj taktikë ose logjistikë (në favor të Natos ose Perëndimit) gjatë luftës së fundit në Kosovë, Republika e Shqipërisë ka përfituar në të gjitha fushat ose drejtimet e mundshme. Duke filluar që nga ngritja ose ndërtimi i infrastrukturës së saj ushtarake ose luftarake, për të vazhduar më anëtarësimin e Shqipërisë  në Nato si dhe me favore ose benificione të tjera politike, ushtarake, materiale, industriale, ekonomike, turistike dhe të tjera.

Gjithënjë fjala mbi Aleancën e Madhe Nato-UÇK-Shqipëri gjatë lufës së fundit në Kosovë, ku njëherë e mirë iu zunë pritat muzgujve dhe hijëve të lugatëruara të mesjetës. Gjegjësishtë, atij vargu të zgjatur shovenësh dhe animalësh të atrofizuar prej Karpatëve.

Por jo edhe vëllazërisë ose miqsisë tradicionale në mes Tiranës dhe Beogradit.

Në Tiranë, edhe sot e kësaj dite e mbajnë për hero kombtar Aleksandar Rankoviçin- kasapin dhe xhelatin e shqiptarëve të Kosovës.

Thonë se Ismajl Qemali, iu kthye Shqipërisë dhe çështjes shqiptare, pasi u rrah keq ose brutalusht nga turqit në kuvendin (parlamentin) e Turqisë. Apo…?!

Faktori i njohur amerikan dhe historia e suksesit në sfond:

Thonë se deri në fillim të shekullit të kaluar (2O) : E ashtuquajtura  harta ose historia e përgjithshme botërore ose ndërkombëtare, akoma vazhdonte të shkruhej, skicohej, vizatohej dhe formulohej si të thuash në kuadrin e të të ashtuquajturit “qarkut të ngushtë” ose “rrethit viciozë” të fuqive të ndryshme imperiale, koloniale ose gjysemkolonialiste të kontinentit plak. Mbase me ” thikat” dhe  “gërshërët” e njohura imperiale ose kolonialiste  të “kartografëve” ose “rrobaqepësve” të ndryshëm ushtarak dhe politik të “gjeografive të vogla” dhe “historive të mëdha” ose anasjelltas.

Në këtë vorbullë, edhe imponimi dhe afirmimi i vazhdueshëm ose sistematik i të të ashtuquajturit “faktorit të forcës” ose fuqisë se njohur ushtarake dhe politike së bashku me tendencat e njohura dominante dhe ekskluziviste të fuqive të ndryshme imperiale ose kolonialiste për sundim, hegjemonizëm dhe dominm (ekspanzionizëm) të përgjithshëm shteterorë, nacional, ushtarak, poltik etj. Asokohe do iu shkonin për shtati ” projektëve” dhe “planimetrive” të mesipërme hegjemone dhe ekspanzioniste të Rusisë dhe fuqive të ndryshme imperiale ose kolinialiste në stadin me të lartë të imperializmit dhe kolonializmit të atëhershëm kontinental dhe interkontinental.

Ndërkaq, në muzgun ose “buzëmbremjen ” e njohur të luftës së parë botërore, me tepër se dy të tretat ( 2 / 3 ) e vendëve dhe popujve të ndryshëm anëkënd globit, ndodhëshinn nën pushtimin (robërinë) dhe sundimin (tiraninë) e gjithëmbarshme imperiale ose kolonialiste. Për të arrirë kështu gjer në fillimin e Luftës së Parë Botërore ( 1914-1918)  dhe epilogun e saj përfundimtar dhe tepër tragjik për fatët e përgjithshme të njerëzve, popujve ( kombëve) dhe shtetëve të ndryshme gjithandej globit.

Gjatë Luftës së Parë Botërore e kishin gjetur vdekjën me tepër se 2O milion njerëz. Pa i harruar këtu edhe invalidët e luftës, të traumatizuarit, retarduarit si dhe viktimat e njohura në kuadrin e të të ashquajtures “pandemisë” ose ” epidemisëve spanjolle” e cila do e dyfishonte numrin e përgjithshem të viktimave të luftës së parë botërore.

Ndërkohë që edhe “Traktati i Versajës” me 1919, i ideuar dhe projektuar asokohe mbi idetë dhe konceptët e ndryshme borxheze dhe dominante-eksluziviste ( “urbi et orbi”) të fuqive të ndryshme imperiale ose kolonialiste, kishte ndodhur dhe ishte zhvilluar në një periudhe të fluidshme ( hektike) dhe tepër turbulente ose dramatike të përplasjëve, turbulencave dhe udhëkryqëve të ndryshme konceptuale dhe ideologjike të konceptëve dhe sistemëve të njohura rivale dhe antagoniste me njëri tjetren çfarë ishin pikërisht koncepti ose sistemi borxhez ose industrial dhe kapitalist i Perëndimit dhe i ashtuquajturi ” koncepti” ose “sistemi revolucionar” ose bolshevik i Lindjes. 

Në këtë “kontekst të suspektshëm” dhe tepër dubioz: Gjermanisë, Austrisë dhe aleatëve të tyre ushtarak ( luftarak) dhe politik, nga ana e shtetëve ose fuqive të ndryshme të “Antantës së Madhe”, në “Traktatin e Versajës” ( 1919), do iu diktohen dhe imponohen kushte, sanksione dhe reparacione të shumëta dhe tepër të rënda në çështje dhe aspekte të ndryshme politike, ushtarake, materiale, teknike, historike, teritoriale ose gjeografike etj. Duke iu konfiskuar asokohe Gjermanisë me tepër se 63 mijë kilometra katrore të teritorit të saj etnik dhe historik, si dhe duke i lënë asokohe me tepër se 7 milion gjerman jashta trungut ( trupit) të njohur të shtetit të tyre ëmë dhe kështu me radhë. Austrisë Tirolin e Jugut etj. 

Thonë se vendimet ose diktatët e mesipërme të “Traktatit te Versajës”, dikur me vonë do bëhen edhe shkaktarët apo faktorët (fajtoret) kryesor ose ambivalent të ardhjes në pushtet të Reichut të Tretë në Gjermani dhe fillimin e Luftës së Dytë Botërore.

Ndryshe nga kjo, Lufta e dytë Botërore do mbahët mend si lufta ose konflikti me i madh, me i përgjakshëm dhe me shkatërrimtar në historinë e përgjithshme të luftërave ose konfliktëve të ndryshme ushtararake ose luftarake në planetën ose globin tonë që nga antika e larget dhe deri me sot. Nepër frontët ose fushëbetejat e ndryshme të Luftës së Dytë Botërore, atëbotë e kishin gjetur vdekjën me tepër se 55 milion njerëz. Ndërkohë që me tepër se 3O milon të tjerë do ngelin si invalid të përhershëm të luftës dhe kështu me radhë. Mos të flasim këtu mbi dëmet ose pasojat e shumëta materiale, infrastrukturale, ekonomike, industriale dhe të tjera gjatë kohës së luftës!!!

Ndërkaq, nepër etapat ose periudhat e njohura mes dy luftërave të mëdha botërore, do bëhen të shquara ,konkrete, reale dhe tepër aktuale ose pragmatike formulat, konceptët, teoritë dhe doktrinat e njohura  si” New Deal” dhe “New Freedom” të presidentëve te atëhershëm amerikan, Vilson dhe Hover.  Për t´u zevëndësuar ose trasheguar dikur me vonë me konceptët, doktrinat, idealet dhe vizionet e njohura globale ose universale si ” Roll Back” , gjegjësisht,  ” paqëja dhe siguria e detyruar me anë të forcës ” dhe të ngjashme nga ana e presidentëve tjerë amerikan si Rusvelt, Truman, Eisenauer, Kenedy, Xhonson, Nikson, Regani, Bush dhe Klinton ..nepër etapa ose periudha të ndryshme të pasluftës së dytë botërore, ish ” luftës së ftohtë” dhe konfrontimëve të njohura bipolare ose blllokiste në mes Lindjes dhe Perëndimit dhe kështu me radhë. 

Në këtë sfond, dy luftërat e mëdha botërore së bashku me zhvillimët e përgjithshme në botën e pasluftërave të mesipërme botërore ose planetare, do e “zbulojnë” dhe konfirmojnë ( njëherë e përgjithmonë) – rolin dhe pozitën e njohur epokale dhe historike të Shtetëve të Bashkuara të Amerikës ( SHBA-s) si supërfuqia me madhe politike, ushtarake, industriale dhe ekonomike e globit tone në çdo kohë dhe hapësirë.
Sidomos në kuptimin e mbrojtjes dhe garantimit të paqës dhe sigurisë globale në përgjithësi si dhe të mbrojtjes dhe garantimit të të drejtave dhe lirive të njohura shtetërore, nacionale, politike, fetare, kulturore, historike dhe të tjera të njerëzve, popujve (kombeve) dhe vendëve të ndryshme gjithandej globit në vecantii.

Ndonëse, falë rolit dhe kontributit të lartëpërmendur (kolosal dhe tiantik) të SHBA-së: Shtetët dhe shoqëritë e ndryshme evropiane dhe me largë, nga i ashtuquajturi ” stadi” ose niveli lokal i zhvillimit, koperimeve dhe bashkepunimëve të ndryshme lokale, rajonale, rurale, provincialiste, dominante, ekskluziviste ose përjashtuese dhe proteksioniste, ishin ngritur dhe përparuar në një “shoqeri të përbashkët globale ose universale në kuptimin e përgjithshëm ushtarak, politik, tregtar, monetar, finansiar, ekonomik, industrial ,teknologjik etj. 

Se këndejmi, pas ngritjes dhe themëlimit të të ashtuquajturit “Paktit të Bruskseli” ose të “Beneluksit” me 1948, respektivisht, menjëherë pas aprovimit (miratimit) historik të “Doktrinës ” ose ” Rezolutës ” së famshme të Arthur Wanderbergut: SHBA-së në stilin dhe cilësinë e njohur (epokale dhe historike)  të superfuqisë me të madhe dhe kryesore të Perëndimit dhe tërë globit tonë tokësor; në bashkëpunim me vendët tjera mike dhe aleate, me 4 prill të vitit 1949,  do e ngrisin dhe themëlojne Paktin e Natos. Të njohur botërisht si Aleanca Veriatlantike e Natos me seli në Bruksel. Duke i vënë në këtë kuader edhe bazat ose themelët e përgjithshme dhe të përhershme të “shtëpise së përbashkët evroatlantike” të popujve dhe shtetëve të pavarura, të lira, sovrane, qytetare dhe demokratike. 

Dhë, të gjitha këto së bashku si ideale, projekte, ide dhe vizione të njohura epokale dhe historike të shtetit dhe popullit ( kombit) të madh amerikan -përballë “projektëve” ,”doktrinave”, teorive” dhe “formulave” të ndryshme hegjemoniste, militare dhe ekspanzioniste të ish BRSS-së  dhe “Paktit të Varshavës” – menjëherë pas Luftës së Dytë Botërore-me qëllim të “rrethimit global” ( lëxo :kontinental dhe interkontinental) të Rusisë ( ish BRSS-së), Kinës dhe ideologjisë se egër “revolucionare” ose komunopansllaviste në tërë globin. Duke i nënkuptuar këtu edhe paktet ose aleancat tjera politike, ushtarake, ekonomike, strategjike ose gjeopolitike gjithandej globit si “Rio Pakt”, “Anzus Pakt”, “Seato Pakt”, “Cento Pakt” , “Bagdad Pakt”, “Teheran Pakt” etj.

Për me tepër ndërkaq, në kuader të “Planit Marëshall”, SHBA-së me qëllim të rindërtimit ose rimekëmjes së gjithëmbarshme shtetërore, nacionale, politike, finansiare, industriale  dhe ekonomike të Gjermanisë, Francës, Italisë, Austrisë, Spanjës, Portugalisë si dhe vendëve të tjera mike dhe aleate, asokohe do i investonin me tepër se 31OO miliardë dollar amerikan. 

Ndonëse, pa i cekur këtu edhe angazhimet dhe kontributët tjera kolosale dhe titanike të Shtetëve të Bashkuara në domenin e njohur të garantimit të paqës, stabilitetit dhe sigurisë së përgjithshme ushtarake dhe politike në kontinentin e vjetër evropian dhe gjithandej.

Ndërkaq, paralelisht dhe në harmoni të plotë me procesin e lartëpërmendur të rindërtimit ose rimëkëmbjës së përgjithshme industriale dhe ekonomike të Evropës Perëndimore dhe me gjërë: Kishte rrjedhur dhe ishte zhvilluar edhe procesi i njohur i uljes së tensionit ose përmirësimit të marëdhëniëve dhe raportëve të gjithëmbarshme botërore ose ndërkombëtare në kuader të vizionit dhe “rendit të ri ”  botërorë ose ndërkombëtar. Kjo sidomos në etapën ose periudhën e njohur të ” detantit” ose “status quosë” së njohur nukleare ose atomike ne mes Lindjes dhe Perëndimit, gjegjësishtë, në mes SHBA-së dhe ish BRSS-së, kur rivalitetët dhe antagonizmat e njohura bipolare ose bllokste në të dyja anët e konfronturara rivale dhe antagoniste me njëra tjetrën, me kalimin e kohës, ua kishin lëshuar si të thuash vendin ose primatin e plotë arritjeve, zhvillimëve dhe përparimëve të njohura industriale dhe ekonomike në Republikën Federale të Gjermanisë si dhe në vendët tjera anëtare të BE-së -Mike dhe Aleate të njohura të SHBA-së . 

Në këtë menyrë edhe e ashtuquajtura “lufta për Gjermaninë” dhe pozicionin e përgjithshëm ose përfundimtar të popullit ose kombit të madh gjerman, ishin bërë si të thuash elementi ose kapitulli (instrumenti)  krucial dhe ambivalent i konfrontimëve ose rivalitetëve të mesipërme bipolare ose bllokiste në mes Lindjes dhe Perëndimit. Përkatësisht, në mes Paktit të Natos dhe ish “Traktatit të Varshavës” për shumë vite ose dekada me radhë. Kjo në radhë të parë për shkak të resursëve, kapaciteteve dhe potencialëve të njohura njerëzore dhe materiale, respektivisht, shkencore, industriale dhe ekonomike të popullit ose kombit të madh gjerman. 

Në këtë frymë, krahas të të ashtuquajturit “popullit sovjetik” në ish Bashkimin Sovjetik, ” popullit çekosllovak” në ish Çekosllovaki dhe “popullit jugosllav” në ish Jugosllavi etj.( Duke i nënkuptuar këtu “popujtl” e ndryshëm artificial ose johistorik!) -do trumfoi populli ose kombi i madh gjerman. Respektivisht, populli etnikë dhe historik i Gjermanisë etj.

U mor vesh se luftërat e gjata për liri dhe pavarësi shtetrore dhe nacionale nga ‘kurora’ e hujaj mbretërore ose monarkiste e Anglisë (B. Madhe), pos tjerash, sollën ngritjen ose promovimin e SHBA-s në fuqi (superfuqi) ushtarake, politike, tregtare, ekonomike, industriale dhe teknologjike të globit. E sidomos gjatë shekullit XX (2O) kur ndodhën ose u zhvilluan edhe dy luftërat e mëdha botërore: Lufta e Parë dhe Lufta e Dytë Botërore.

Se këndejmi, pas vdekjës së Presidentit Amerikan, W. Mc Kinley (19O1): Në kuader të “politikës së dollarit” dhe “dyerve të hapura”, Presidenti Th. Rooswelt, me anë të ndërhyrjeve ose intervenimëve të njohura në vende dhe rajone të ndryshme të Amerikës Jugore (Latine) dhe Amerikës Qëndore, si dhe me anë të “kongresëve”, “marrëveshjeve, konventave ose konferencave të ndryshme amerikano-latine”, i kishte vënë nën kontrollin amerikan Republikën Dominikane, Venecuelën, Kubën, Nikaraguan, Kostarikën dhe vendët tjera latino-amerikane.

Politikën e Presidentit Roosevelt do e ndiçte edhe Presidenti tjetër, W.H.Tatt, i cili me anë të intensifikimit të luftës së njohur mbi të drejtat e njohura të klasës punëtore ose proletariatit botërorë ( International Worker’s of the World), të ngritur ose themeluar me 19O5), luftës ose përpjekjejëve të zezakëve kundër diskriinimit racor (National Asociaton for the Advancment of Corolored People), si dhe luftës ose përpjekjeve të njohura revolucionare, feministe, bihorviniste, reformatore ose historike mbi të drejtat ose liritë e grave (femrave) amerikane në zgjedhjet dhe zgidhjet e ndryshme politike, institucionale, profesionale dhe të tjera (National Women’s Party) të udhëhequra nga intelektualja dhe feministja e shquar amerikane, Susan Anthony etj.,do futët në historinë e presidentëve me liberal dhe reformator të SHBA-s.

Ndërkohë që para zgjedhjeve presidenciale të vitit 1921, Partia Republikane kishte pësuar çarje, fraktura ose acarime të ndryshme konjukturale, konceptuale ose ideologjike për shkak të kursit reformist (reformator) dhe progresivist të Presidetit Roosevelt në favor të punëtorëve dhe farmerëve amerikan, duke ia bërë të mundur fitorën e njohur Presidentit Demokrat, W. Wilson në zgjedhjet presidenciale të SHBA-s në një periudhë të fluidshme, tektonike dhe tepër dramatike të luftës dhe pasluftë së parë botërore dhe kështu me radhë, kur Presidenti Wilson në fillim kishte zbatuar një “politikë të pavarur” ose “neutrale” të SHBA-s ndaj të gjitha shtetëve (palëve) të përfshira ose involvuara në Luftën e Parë Botërore. Kjo, deri me rastin e “bllokadës detare” dhe fillimin e “luftës së pakufijshme nëndetare” nga ana e Gjermanisë kundër luftanijeve të koalicionit të “Antantës së Madhe” dhe goditjës së paqëllimshme të luftanijeve amerikane nga flota ushtarake gjermane ,si dhe të futjes ose inkuardrimit të drejtpërdrejt të SHBA-s në Luftën e Parë Botërore (në anën e “Antantës së Madhe-kundër Gjermanisë) me 6 prill të vitit 1917. 

Ndërkaq, me 8 janar të vitit 1918, Presidenti Wilson do ia prezantoi Kongresit dhe Senatit Amerikan ‘plan-programin’ e tij (prej 14 pikash) mbi paqën dhe sigurinë botërore pas përfundimit të LPB. Duke i përfshirë këtu edhe vendimet e njohura (urbi et orbi ose ultima ratio) të “Antantës së Madhe” -kundër Gjermanisë në “Traktatin e Versajës” (me 1918-1919) dhe të ngjajshme, të cilat nuk do i ratifikonte asokohe Kongresi Amerikan, me anë të nënshkrimit të “marrëveshjes separate” me Gjermaninë nè vitin 1921, si përgjigjie ose ragim indiskret ose insubordinues ndaj vendimëve të rënda të “Antantës së Madhe” kundër Gjermanisë në “Traktatin e Versajës” me 1919.

Gjatë asaj periudhe, gjegjësisht gjatë “vitëve të njëzeta” të njohura si “të njëzetat e arta (golden twentis)” të shekullit të kaluar, në kuader të “neutralitetit dhe prosperitetit të pasluftës”: SHBA-s- nën mandatin e presidentëve republikan, Harding (1921-1923) dhe Coolding (1923-1929)- do të zbatonin një “politikë tradicionale, neutrale dhe izolacioniste” në raport me të tjerët. 

Ndonëse, dikur me vonë do të rishfaqet Organizata ose Klani i njohur “Ku Klux Klan” së bashku me të “Premtën e zezë” në Bursën (Berzën) e New Yorkut me 1929, si dhe shumë ngjarje dhe zhvillime të tjera turbulente, dramatike dhe tektonike në SHBA-s dhe gjithandej globit (lëxo krizën dhe recesionin e madh botëror në tetor të vitit 1929).

Presidenti Hoover (1929-1933) në formë moratoriumi, do e shpalosë planin e pagesës së borxhëve ose reparacioneve luftarake të shtetëve të ndryshme europiane ndaj SHBA-s etj.

Ndryshe nga kjo, në kuader të kursit dhe vizionit të ri amerikan në raportët dhe marëdhëniët e gjithëmbarshme botërore ose ndërkombëtare, ështëi njohur fakti se Shtetët e Bashkura të Amerikës nuk ishin futur dhe inkuardruar në Luftën e Dytè Bototërore (LDB) vetëm si njëra prej “fuqive të njejta”ose të “barabarta” me të tjerët, por si superfuqia me e madhe dhe kryesore politike, ushtarake, industriale dhe ekonomike në çdo kohë dhe hapësirë. Respektivisht, si sipërfuqia e vetme dhe kryesore e globit tonë tokësor. Sidomos gjatë dhe pas Luftës së Dytë Botërore.

Duke i ngritur ose projektuar “New Dealin” ose “Kartèn e Atlantikut” nga ana e Presidentit Amerikan, Roosevelt dhe Kryeministrit britanik, Churchill në luftëanijen britanike “Prince of Walles” me 14 Korrik 1941 së bashku me ndihmat kolosale dhe titanike të SHB-s ndaj ish BRSS-s , Britanisë së Madhe dhe shtetëve tjera aleate gjatë Luftës së Dytë Botërore, “Planin Marëshall” të George Catlett Marshall dhe këdhtu me radhë.

Ndërkaq, për shkak të rritjes së ndikimit (influencës) dhe ekspanzionizmit japonez në Azinë Lindore, atij gjerman në Rusi, Europën Qëndrore, Ballkan, Afrikë, Amerikën Latine dhe gjithandej: Presidenti Rosevelt në vitin 1943, i kishte vendosur marëdhëniet e jashtëzakonshme ushtarake, politike dhe diplomatike me ish Bashkimin Sovjetik (BRSS-s).

Me 29 nèntor 1941, ishte mbajtur nè Moskè konferenca sekrete e tè deleguarve ushtarako-politik tè SHBA-s, Britanisè sè Madhe dhe Rusisè (BRSS-s) nè luftè kundèr Gjermanisè ose ndaj “paktit tè çeliktè” Romè-Berlin-Tokio. Në Rio de Zhaneiro të Brazilit, në vitin 1942  ishte mbajtur ose organizuar “Traktati i Rios” kundër Gjermanisë, Italisë dhe Japonisë (pas sulmit të papritur të kaqatorëve ose kamikazëve japonezë në bazën e njohur ushtarake “Pearl Harbor” të SHBA-s me 1941 etj.) të cilin nuk e kishin nëshkruar as ratifikuar Argjentina dhe Çile të njohura si “bastione gjermano-italiane” në Amerikën Latine.

Gjatë Luftës së Dytë Botërore, Presidenti Rosevelt dhe Administrata e tij, i kishin nënshkruar dhe ratifikuar edhe disa ligje ose dekrete të tjera si ndihma të përgjithshme ushtarake (luftarake), ekonomike, politike, finansiare, teknike, logjistike dhe të tjera ndaj ish BRSS-s, B. Madhe, Francës dhe shtetëve të tjera të “koalicionit të madh antihitlerian” si “Cash and Carry”, “Lend-Lease Act”, “Neutrality Act” , Hopkins Act” (ndihmat miliardëshe për ish BRSS-s) , ndihmat totale të SHBA-s për Britaninë e Madhe” të miratuara dhe ratifikuara gjatë “konferncës ushtarake” në mes Washingtonit dhe Londrës me 1941 etj. 

Pa i harruar këtu edhe “Konferencat” ose “Traktatët e Casablancës”, “Jaltës”, “Teheranit” etj. Për të arritur kështu deri në fillimët e ish “luftës së ftohtë” dhe konfontimët e njohura bipolare ose bllokiste në mes Lindjes dhe Perëndimit, gjegjësisht në mes SHBA-s dhe ish BRSS-s si superfuqi të Natos ish “Traktatit të Varshavës” të nisura ose filluara menjëherè pas vdekjes së Presidentit Rosevelt (1939-1945) nga ana e Presidentit Truman dhe kështu me radhë.

SHBA-s dhe formula ose doktrina e njohur amerikane: Të fuqishmit dhe fitimtarët nuk i përseritin kurrë gafat ose gabimet e njëjta nga e kaluara:

“Ndërkohë që SHBA-se i posedojnë armët dhe teknologjinë me të fuqishme luftarake ose ushtarake në të gjithë globin, madje në duart e veta i kanë pjesën me të madhe të rezervave, thesarit ose kapitalit botëror së bashku me industrinë dhe ekonominë me të fuqshme në tërë rruzullin tonë tokësorë, atëherë është e natyrshme dhe plotësisht justifikuese që Shtetët e Bashkuara në këtë sfond të sillën dhe te kenë fjalën kryesore në politikën dhe sigurinë globale.”, do theksonte dikur ish presidenti amerikan, Herbert Hoover në kuader të konceptit dhe doktrinës së njohur ushtarake dhe politike të SHBA-së. Gjegjësisht, të paqës dhe sigurisë globale me anë të forcës ose fuqisë së njohur politike, ushtarake dhe industriale-ekonomike të Shtetëve të Bashkuara dhe bllokut (kampit) të pasur industrial dhe kapitalist tè Perëndimit. 

Platforma ose formula e  presidentit Hoover, me kalimin e kohës do bëhej si të thuash formula dhe filozofia kryesore e SHBA-së dhe aleatëve të saj kudo nepër botë nepër etapa ose periudha të ndryshme të ish “luftës së ftohtë” dhe konfrontimëve të asokohshme bipolare ose bllokiste në mes Lindjes dhe Perëndimit.

 Përderisa ish senatori i shquar amerikan, Arthur Wanderberg, i njohur përndryshe si njëri prej arkitektëve ose instruktorëve kryesor të ngritjes dhe themelimit të Paktit të Natos me seli në Bruksel të Belgjikës në vitin 1949, nga ana e tij asokohe do shprehej në menyrë ekskluzive dhe tepër eksplicite mbi rolin, kontributin dhe rëndësinë e madhe (epokale dhe historike) të Shtetëve të Bashkura në politikën dhe sigurinë e përgjithshme botërore ose ndërkombëtare. Për të shtuar në vazhdim se: “SHBA-së duhet të sillen dhe të veprojnë si superfuqia e vetme dhe kryesore e globit, ashtu siç janë në të vërtetë.” 

Ndërkaq, konceptin dhe definicionin (formulimin) e njohur të ish “luftës së ftohtë” dhe konfrontimëve të mevonshme bipolare ose bllokiste në mes Lindjes dhe Perëndimit, siç u cek me sipèr, për herë të parë do e bënte të njohur në të gjithë botën ish presidenti amerikan, Hary Truman me rastin e fjalimit të tij historik ne bazën e njohur ushtarake “Fulton” të SHBA-së në vitin 1946. Duke e nënkuptuar në këtë spektër edhe “Doktrinën” e njohur të presidentit Truman.

Ndonëse, ish sekretari i jashtëm amerikan i shtetit, John Foster Dulles, një trohë me vonë do bëhej arkitekti dhe ideatori (ideologu) me i rëndësishëm ose kryesor i konceptit dhe doktrinës së famshme amerikane “Roll Back”, e cila e detektuar ( dekoduar) ose deshifruar me formulën dhe doktrinën e njohur të çështjëve, aspektëve dhe interesave të njohura gjeostrategjike dhe gjeopolitike të SHBA-së dhe aleatëve të saj kudo në botë, në instancë të fundit atëbotë e nënkuptonte dhe përdorimin e forcës ushtarake në rast të kanosjës ose rrezikimit të paqës, stabilitetit, lirisë dhe sigurisë globale ose universale në planetën tonë, gjegjësisht, të cenimit ose rrezikimit të interesave të njohura politike, ushtrake, ekonomike, strategjike dhe të tjera të Shtetëve të Bashkura dhe botës së pasur industriale dhe kapitaliste. 

Përderisa, Presidenti D. Eisennhower do e bënte të qartë dhe tepër sublime “Makartizmin”, respektivisht, Formulën ose Doktrinën e famshme politike, ushtarake dhe ekonomike të vitit 1957 mbi mbrojtjen dhe sigurinë globale të të gjitha vendëve të ndryshme mike dhe aleate të Shtetëve të Bashkuara në Europë, Azi, Amerikën Latine dhe kudo tjetër në rast të ndonjë invazioni të mundshëm ruso-sovjetik ose kinezo-komunist në vendët e ndryshme përkatëse ose respektive. 

Ndonëse pa i harruar këtu edhe Doktrinën e famshme të presidentit Regan dhe të tjera që sollën edhe dislokacionin dhe dekompozicionin (shkatërrimin) e përgjithshëm dhe përfundimtar të ish BRSS-së dhe “Traktatit të Varashavës” dhe kështu me radhë.

Për me tepër ndërkaq, siç u cek me heret, përfundimi i Luftës së Dytë Botërore së bashku me ngjarjet dhe zhvillimët e mevonshme politike, ushtarake, historike dhe dramatike në botën e pasluftës, në një masë tepër të madhe (substanciale ose esenciale) asokohe i kishin reformuar (transformuar), determinuar  dhe ridefinuar si të thuash konceptët, përceptimet, pikëpamjet dhe formulimet e njohura dominante dhe ekskluziviste të popujve, vendëve ose fuqive të dikurshme imperiale dhe kolonialiste në kontinentin e vjetër evropian dhe me largë, të cilat në forma dhe menyra të ndryshme akute, permanente ose kronike po vazhdonin të ishin prezente që nga etapat ose periudhat e njohura të absolutizmit, imperializmit dhe kolonializmit të dikurshëm shtetëror dhe nacional. Duke e njohur dhe “zbuluar” në këtë prizëm rolin dhe rëndësinë e madhe kolosale ose epokale të SHBA-së si superfuqia e vetme dhe kryesore e globit në drejtimin e njohur të ruajtjes dhe garantimit të paqës, sigurisë dhe stabilitetit të gjithëmbarshëm botërorë ose ndërkombëtar në kuptimin e njohur global ose universal të fjalës. 

Në kuader të kursit dhe vizionit të ri amerikan në raportët dhe marëdhëniët e gjithëmbarshme botërore ose ndërkombëtare, duhet vërë theksin në rolin, qëndrimin, pozicionin, angazhimin dhe kontributin e njohur kolosal dhe titanik të SHBA-së për të drejtat dhe liritë e njohura globale dhe universale të njerëzve dhe popujve të ndryshëm gjithandej globit. Përkatësisht, në të drejtat dhe liritë e garantuara të popujve (kombëve) dhe vendëve të ndryshme në të gjitha kontinentët dhe meridianet e mundshme të botës për liri dhe pavarësi të gjithëmbarshme shtetërore, nacionale dhe politike nga thundra ose tutelja e egër e fuqivë të ndryshme imperiale, koloniale ose gjysëmkolonialiste. 

Në vazhdim ia vlen të veçohet fakti i njohur kur pas “marëshimit të papritur” të trupava ushtarake të Koresë së Veriut ( të ndihmuara asokohe nga Kina, Rusia etj.) në “paralelën e njohur numër 38” të kufirit të fluidshem koreano-korean në vitin 195O, do fillonte edhe lufta e përgjakshme e Koresë. Kjo deri me vendosjen e një të të ashtuquajture “status quoje” ose “paqjeje të fluidshme” dhe tepër hektike në mes Koresë Veriore dhe Koresë Jugore në vitin 1953, gegjësisht, me rastin e dislokimit të forcave paqëruejtëse të OKB-së -nën komanden supreme të gjeneralit të shquar amerikan, Mac Arthur në vitin 1953. Duke shënuar në këtë prizëm edhe “fazën” ose “etapën e dytë” të ish “luftës së ftohtë” dhe konfrontimëve të mesipërme bipolare ose bllokiste në mes Lindjes dhe Perëndimit e cila kishte filluar dikur me herët me rastin e testimit të pare nuklerar ose atomik nga ana e ish BRSS-së  me1949 etj.

Ndërkohë që kriza e njohur e Berlinit në vitët 1958, 1959, 1961 etj. Gjegjësisht, e ashtuquajtura “lufta” e njohur për Gjermaninë e pasluftës dhe pozicionin e përgjithshëm dhe përfundimtar të popullit ose kombit të madh gjerman së bashku me krizën e njohur në Lindjen e Afërme ose të Mesme (Duke e vërë theksin në luftërat ose konfliktet e njohura arabo-izraelite në etapa ose periudha të ndryshme të ish “luftës së ftohtë” dhe konfrontimëve të mesipërme bipolare ose bllokiste), krizën e Kubës ne vitin 1962 (me rastin e dislokimit te raketave nukleare ose atomike të ish BRSS-së në Ujdhesën e njohur të Karaibeve në kufi me SHBA-së!), vrasjën e ish presidentit të famshëm amerikan, John Kennedy në vitin 1963, si dhe dhe një sërë çështjësh dhe aspektësh të tjera tektonike dhe tepër dramatike në këtë kontekst, do paraqesin si të thuash një kapitull të posaçëm dhe tepër krucial ose dramatik në marëdhëniët dhe raportët e atëhershme botërore ose ndërkombëtare .Duke e nënkuptuar këtu fazën ose etapën me të rrezikshme dhe me dramatike të “luftës së ftohtë” dhe konfrontimëve të mesipërme bipolare ose bllokiste në mes Lindjes dhe Perëndimit, gjegjësisht, në mes SHBA-së dhe ish BRSS-së në të gjitha frontët dhe drejtimet e mundshme.

Se këndejmi, me qëllim të “rrethimit global” të Rusisë dhe Kinës në të gjitha fushat dhe segmentët e mundshme, SHBA-së në bashkëpunime të ndryshme eskterne dhe eksplikative me miqtë dhe aleatët e tyre politik dhe straregjik kudo në botë, do i ngrisin dhe themelojnë asokohe një sërë paktësh, aleancash ose “traktatësh” të ndryshme ushtarake, politike, ekonomike, strategjike dhe të tjera në të gjitha vendët dhe meridianet e ndryshme të globit si “Nato Pakt” në vitin 1949, “Rio Pakt” po ashtu me 1949, “Anzus Pakt” në vitin 1951/ 1952, “Seato Pakt” me 1954, “Cento Pakt” me 1955, “Teheran Pakt”, “Bagdad Pakt”, “Okinava Treaty” dhe kështu me radhë.

Ndërkohë që në kuader të garës së njohur (kuantitative dhe kualitative) për armatim të përgjithshëm nuklear ose atomik në mes SHBA-së dhe ish Bashkimit Sovjetik, shifra ose kuota e armatimit ose arsenalit të gjithëmbarshem nuklear ose atomik asokohe e kishte arrirë shifren trishtuese ose alarmante prej 5O Megatonësh të armëve të shkatërrimit në masë. Gjegjesisht, 2O milion eksploziv ose material radioktiv ose bërthamor për frymë banori. Kjo deri me dekompozimin e përgjithshëm dhe përfundimtar të ish BRSS-së dhe “Traktatit të Varshaves” në dy dekadat e fundit të shekullit të kaluar kur u zhbë ose shkatërrua tërësisht perandoria e kuqe ruso-sovjetike së bashku me simotrën e sajë në ish Jugosllavi etj.

Ndryshe nga kjo, mëdhëniët ose raportet e gjithëmbarshme botërore ose ndërkombëtare në menyrën me sublime dhe me kuptimplote do reformohen, ridizajnohen, emancipohën dhe kurorëzohen me rastin e ribashkimit triumnfal dhe historik të popullit ose kombit të madh gjerman në njerën anë, si dhe me luftërat dhe përpjekjet e njohura epokale dhe historike të popujve dhe vendëve të ndryshme nën ish Jugosllavi dhe në ish Bashkimin Sovjetik për çlirimin (lirinë) dhe pavarësinë e tyre shtetërore, nacionale dhe politike nga ish perdja e hekurt ose hemisfera e errët ruso-serbe. Respektivisht, nga çizmja dhe tutelja e egër bolshevike ose socialkomuniste. 

Duke e vërë theksin në lufërat dhe përpjekjet e shquara çlirimtare dhe patriotike në Slloveni, Kroaci, Bosnje Hercegovinë dhe së fundit në luftën legjendare dhe patriotike të UÇK-së dhe popullit shqiptar në Kosove! 

SHBA-së dhe 1OO mijë tonë armë nukleare ose atomike në sfondin e politikës dhe diplomacisë së re amerikane:

Ndërkohë që marëdhëniët ose raportët e përgjithshme botërore ose ndërkombëtare në të kualuarën e ish “luftës së ftohtë” dhje konfrontimëve të lartëpërmendura bipolare ose bllokiste, sic u cek edhe me lartë i kanë karakterizuar dhe dominar ish “lufta për Gjermaninë”, lufta e Koresë, kriza e Kubës etj. Përkatësisht, antagonizmat dhe rivalitetët e njohura politike, ushtarake, konceptuale, ideologjike, strategjike, gjeopolitike dhe të tjera në mes SHBA-së dhe ish BRSS-së. 

Marëdhëniët dhe raportët e sotme botërore ose ndërkombëtare në pjesën me të madhe (fundamentale dhe substanciale) të tyre po vazhdojnë t´i mbështjellin dhe karakterizojnë të të ashtuquajturat “lufterat” ose “konfliktët e reja” ekonomike, strategjike, gjeopolitike dhe të tjera në mes SHBA-së, Rusisë, Kinës etj,  pothuajse në të gjitha vendët ose meridianet e ndryshme të globit. Kjo duke filluar nga Rajoni i tronditur i Golfit (Gjirit) te njohur Persiko-Arabik ku ndodhën si thuhet rezervat me të mëdha të naftës ose benzinës në tërë globin, për të vazhduar kështu me rajonet e njohura të Detit të Zi, Kaspikut, Mesdheut, Jonit ose Adriatikut që paraqesin si të thuash “boshtin kurrizor” dhe “udhëkryqin e madh” në kuptimin e gjithëmbarshëm gjeostrategjik dhe gjeopolitik të fjalës, në Oqeanin e Paqësorit ose Pacifikut dhe të të ashtuquajturën “luftën” e njohur për resursët ose pasuritë e shumëta në Polin e Veriut ku thuhet se ndodhën rezervat me të mëdha të naftës dhe gasit natyror në mbarë globin, si dhe në rajonet e nxehta të Kashmirit, Himalajeve, Indokinës dhe Hindukushit etj. 

Të gjitha këto të kunduara ose etabluara në dritën ose retrospektivën e përgjithshme të politikës dhe diplomacisë amerikane -nën Presidentin i ri Joe Biden.

Ndaj, në këtë kontekst të suspektshëm dhe tepër dubioz, pashmangshëm shtrohet pyetja: A jemi futur në “marëdhënie” ose “raporte të reja epokale” ose “historike” në mes SHBA-s, Kinës dhe Rusisë? Apo, mos vallë në rirrjeshtime, riciklime ose rikonfigurime të përgjithshme politike, ushtarake, strategjike, gjeopolitike dhe të tjera në marëdhëniet ndërkombëtare!? Unë thëm: Jo. Pse (përse)? Sepse, po ajo Rusi dhe po ajo Kinë që ekzistojnë sot, në një masë të madhe janë pjesë e investimit të politikës dhe kapitalit amerikan. E sidomos gjatë dhe menjëherë pasë Luftë së Dytë Botërore.
Por…

Marëdhëniet ose raportët e gjithëmbarëshme në mes SHBA-s dhe Republikës Federale të Gjermanisë (lëxo dy fuqive kryesore të Natos dhe Perëndimit e me gjërë) ka kohë që nuk janë të mira si dikur. Ish Presidenti Trump si duket kishte vendosur të largonte një pjesë të madhe të kontigjentit të ushtarëve amerikan të dislokuar ose stacionuar tani e afro 7O vite rrjesht në Gjermani.

Në Gjermani dhe Japoni ndodhën bazat me të fuqishme të ushtrisë amerikane në të gjithë botën. 

Nga viti 1945 dhe deri në vitin 1955 në Gjermani ishin të dislokuar ose stacionuar 4OO. OOO ushtar të Natos, nga të cilët, me tepër se gjysma e tyre ishin ushtar amerikan. Nga viti 2OO6 dhe deri me 2O18- 74.OOO ushtar amerikan.

Ndërkaq, rënia ose shëmbja e ‘perdës së hekur’, gjegjësisht e ish perandorive të kuqe komunopansllaviste në ish BRSS-së, RSFJ-së dhe kështu me radhë, pos rënies së sistemëve (regjimeve) dhe ideologjive të egra autoritare dhe totalitariste si dhe koncepteve të ngurta, hermetike dhe dogmatike të Lindjes: Para kontinentit dhe globit tonë, parashtroi edhe nevoja, kërkesa, ripërkufizime, ridefinime, rikonceptime, rirreshtime, rikonfigurime ose rikuperime të reja politike, ushtarake, konceptuale, ideologjike dhe të tjera të cilat për dallim të doktrinave ose koncepteve të barrikaduara ose bunkerizuara nga e kaluara e ish ‘luftës së ftohtë’ dhe konfrontimeve të dikurshme bipolare ose bllokiste në mes Lindjes dhe Perëndimit: Sikur paraqesin një sfidë tjetër të re globale ose universale- përballë një të të ashtuquajturi “atavizmi modern” ose “progresiv” në kumtimin e një “bote globale”, apo multipolare ose subllokiste, sfiduese dhe turbulente për të gjithë.

Pesha dhe rëndësia strategjike e Gjermanisë 

Pesha dhe rëndësia strategjike dhe gjeopolitike e Gjermanisë për SHBA-s dhe vet Paktin e Natos, gjithëmonë ka qenë kruciale dhe jetike. Shtabi i Përgjithëshëm ose Qëndra Komanduese e Ushtrisë Amdrikane për Europën (US Europian Command -EUCOM) -është e vëndosur në Gjermani prej nga ku bëhet shpërndarja, dislokimi dhe kordinimi i trupave amerikane në 51 vend të botës. Edhe në Kosovë. 

Bëhet pra fjalë për miqtë dhe aleatët kryesor të SHBA-s në Europë dhe në të gjithë botën. Detyra ose misioni kryesorë i EUCOM-it Amerikan ështe mbrojtja e interesave strategjike dhe gjeopolitike të SHBA-s dhe aleatëve të tyre me anë të intervenimëve ose ndërhyrjeve preventive. Por, nuk përjashtohën as metodat e frikës, panikut ose asgjesimit total të forcave kundërshtare ose armiqsore nëse e thotë nevoja si në luftën e Kosovës etj.

Nën komandën e EUCOM-it ndodhën të gjitha forcat dhe gjinitë ushtarake të SHBA-s
të stacionuara ose dislokuara në Europë: Flota Ajrore e Ushtrisë Amerikane (US Air Forces- Europe) , Flota Detare e Ushtrisë Amerikane (US Marine Corps Forces- Europe) dhe kështu me radhë. 

Sipas të dhënave ose vlerësimëve të konfidentuara të Pentagonit dhe Ushtrisë Amerikane: Në Gjermani për momentin janë të dislokuar ose stacionuar 29. 5OO  ushtar amerikan të ndarë dhe sistemuar në pesë (5) Garnizone të ndryshme, ndër të cilët edhe Korpusi ose Garnizoni i njohur për Europën dhe Afrikën ( US Marine Corps of Europe and Africa) me seli në Böblingen (në afërsi të Stuttgardit) të Gjermanisë Jugperëndimore. Plus 96OO pilot ose pjesëtar të forcave elite të Flotës Ajrore (Us Air Force) ose Aviacionit Amerikan të stacionuar në Ramstein dhe Spangdahlem.

Pas Japonisë, në Gjermani ndodhët kontigjenti me i madh i ushtarëve amerikan.
Ndërkohë që roli dhe misioni i Bazave ose Garnizonëve të Ushtrisë Amerikane në Gjermani është insubordinues, respektivisht multilateral dhe kolateral. 

Në bazat ose garnizonet ushtarake të SHBA-s në Gjermani, nuk janë të punësuar vetëm ushtarët dhe ushtarakët (oficerët) amerikan, por edhe shumë qytetar gjerman si në Ramstein, Spangdahlem, Böblingen, në Bazën e njohur “Bavaria” (Baza me e madhe ushtarake e SHBA-s në të gjithë botën, me një sipërfaqe prej 39O kilometrash katrore ku ndodhën të punësuar afro 5OOO ushtar dhe ushtarak amerikan së bashku me familjet e tyre etj.) në kufi me Çekinë dhe gjetiu.

Ndërkaq, shteti dhe qeveria gjermane për nevojat dhe mirëmbajtjen e ushtrisë amerikane, nga buxheti i tyre shtetror dhe nacional, për çdo vitë i ndajnë nga 25O milion euro. Plus 48O milion euro për shpënzimet dhe nevojat e ndryshme sanitare, infrastrukturore dhe të tjera të Natos.

Kriza ose acarimi amerikano-gjerman, thonë se erdhi për shkak të raketave, ose 2O bombave nukleare ose atomike në bazën e njohur amerikane “Büchel” në Gjermani, si dhe këmbnguljes amerikane për ndarjen e “2 %” të Gjermanisë nga buxheti i  përgjithëshëm për nevojat (buxhetin) e Natos, Ushtrisë Amerikane etj. 

Deri me sot, nuk dihet a pati ujdi ose kompromis të përgjithëshëm në Gjermani rreth kërkesës së mesipërme të SHBA-s…?

Ndonëse, Presidenti Trump dhe Administrata e tij, e patën paralajmëruar edhe mundësinë e tërheqjes ose përgjysmimit të trpave dhe bazave amerikane nga Gjermania në Poloni ose dikund tjetër. 

Polonia edhe pse është njëra prej përfituesëve me të mëdha ose kryesore nga buxheti i përbashkët i UE-s ku taksapaguesit, industria dhe ekonomia e fuqishme gjermane e kanë kontributin (investimin) dhe fjalën kryesore, vazhdon të kërkoi nga Gjermania reperacione të shumëta ose astronomike  të Luftës së Dytë Botërore. Greqia gjithashtu etj.

Me fjalë të tjera, kjo do thotë se bashkëpunimi, koperimi, solidariteti ose moderniteti i njohur perëndimor i krijuar dhe ndërtuar pas Luftës së Dytë Botërore, sikur janë vënë para sprovave dhe sfidave të reja kolaterale dhe multilaterale. 

Bashkënimi, koperimi, solidariteti dhe urat e njohura lidhëse ose komunikiuese të botës së zhvilluar perëndimore, industriale dhe kapitaliste, gjithëmonë ose vazhdimisht ishin udhërrefyes ose ylli ndriçues i ngadhënjimit dhe ndërtimit të botës së vlerave dhe kapitalit të përbashkët, ku qeniet njerëzore ose politike, do mund të zotërojnë më shumë lumturi fatin e tyre jetësor, si dhe dhe t’i mbarësojnë edhe fatet e të tjerëve. Vetëm përmes edukimit empirik ose modernist, humanizmit dhe solidaritetit, personaliteti i njeriut ngjitet ose ngritet drejt vlerave dhe përparimit. Aty pra ku secilit i mundësohet të zhvillojë aftësi vetjake, të arrijë dije, liri dhe pavarësi shtetrore, nacionale, politike etj. 

Kjo për faktin se qenësia ose ekzistenca e mbyllur e “kosmosit ose universumit (universit) “të personit ose individit në vet forcën ose fuqinë iracionale ose negative, sikur e prejudikon, përjashton ose stigmatizon bazën e njohur hyjnore ose profetike të çdo populli (kombi) ose qenie njerëzore, si dhe të çdo gjëje tjetër ekzistuese, të ngritur ose projektuar në “mbretërinë e lartë” të ligjëve dhe fenomenëve të ndryshme natyrore dhe mbinatyrore. 

Dhe, kjo e bën të përjetshme, aktuale ose gjithëmonë udhërrefyese formulën ose sintezën e njohur hegeliane sipas të së cilës: çdo gjë e natyrshme është e logjikshme, sepse cdo gjë e logjikshme është e natyrshme. Edhe miqësitë ose aleancat e ndryshme politike, ushtarake, kulturore, historike, sociale, ekonomike, shkencore, industriale, teknologjike dhe të tjera në mes popujve (kombëve), shtetëve dhe kulturave të ndryshme “ekskluzive” dhe “ekzotike” gjithandej globit.

Duke e bërë me të afërt, akceptuese dhe përceptuese edhe doktrinën, formulën ose sintezën e njohur të paqës dhe sigurisë globale ose universale së bashku me sjelljen ose marrjen e vendimëve të arsyeshme, të ndërgjegjshme dhe racionale në nivel lokal, rajonal, kontinental dhe interkontinental. 

Sidomos të SHBA-s dhe aleatëve të saj- ndaj çështjeve themelore ose esenciale (substanciale) në fushën e sigurisë dhe stabilitetit botërorë.

 Gjithënjë duke pleduar ose aluduar në vlerat, parimet ose premisat e njohura të kulturës komunikuese ose dialoguese si invencion (zbulim), si narrativ, apo si instrument sublim dhe relevant të politikës dhe diplomacisë së njohur amerikane, i cili konsiston ose pretendon njerën prej vlerave ose veçorive themelore të kulturës perëndimore. 

Vlerë sublime ose madhore e filozofisë politike të Perëndimit, pos tjerash është fakti se pluralizmi i tyre politik ose aksiologjik, nuk përfundon në grumbull qëndrimesh, të cilat as nuk duan të pohojnë e as të mohojnë çfarëdoqoftë, por në koperim dhe bashkëpunim global ose universal.

Atyre që sadopak i njohin dhe kuptojnë nocionet, konceptët, formulat ose doktrinat e ndryshme politike, ushtarake, ekonomike, strategjike, gjeopolitike dhe të tjera të SHBA-s nga e kaluara: Formulat, doktrinat ose konceptët e ndryshme unilaterale dhe monologjike të ish Presidentin Trump-ndaj Gjermanisë dhe vendëve tjera të UE-s, patjetër t’i rikujtonin në sfond doktrinat ose formulat e dikurshme unilaterale, monologjike, izolacioniste dhe të tjera.

Bëhej fjalë për ndryshime radikale, esenciale ose substanciale të formulave, doktrinave dhe konceptëve të njohura ekonomike, ushtarake, strategjike, gjeopolitike etj., të politikës së brendshme dhe të jashtme të SHBA-s, të cilat kërkojnë studim ose analizë të thellë shkencore ose metodologjike.

Në instancë të fundit, sipas politologjisës dhe filozofisë së njohur politike, në ‘masivin’ ose kompozicionin e marëdhënieve ose raportëve të sotme botërore ose ndërkombtare, shumë gjëra janë të ‘lidhura nyje’ me njëra tjetrën në bazë të ‘lidhjeve të padukshme’ për publikun ose qytetarin e rendomtë: Kështu qe ju nuk mund të këpusni një lule nga ‘kopshiti’ i njohur global ose universal, pa shqetësuar një yll. Dhe, Gjermania e SHBA-së për Kosovën dhe shqiptarët, janë yjet kryesor në kontekstin global ose interkontinental, ashtu siç janë Shqipëria dhe Kroacia (e jo Serbia, Turqia ose Rusia!) në kontekstin lokal (rajonal) dhe kontinental.

ASh

WWW.GAZETA.MK

Ngjarja paraprake

Arben Taravari e morri në qafë Aleancën dhe Selën, për të shpëtuar karierën e vet në Gostivar

Ngjarja e ardhëshme

Невреме во Велес

të fundit nga

AlbanianEnglishMacedonian