Luboteni gjunjëzon Pejën

Luboteni i Ferizajt ka shënuar fitore me rezultat 3:1 ndaj (25:19, 27:29, 25:13, 25:16) Pejës, në takimin që u zhvillua në palestrën e sportit në Lipjan.

Sipas informatave nga KV Luboteni, ndeshja e javës së 11-të në volejboll, e paraparë të zhvillohet dje në Ferizaj, për shkak të dritares që nuk ka palestra tash e 5 muaj, janë detyruar që të luajnë në Lipjan.

Kjo u bë me marrëveshje dy ekipeve.

Seti parë u fitua lehtësisht nga Luboteni, kurse i dyti ishte i baraspeshuar dhe e fitoi Peja. 

Luboteni i fitoi edhe dy setet e radhës për të arritur tre pikë të mëdha.

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

Italia jep alarmin për hakerim kompjuterash në shkallë të gjerë

Story i radhës

Kovaçevski ka dënuar vandalizmi mbi klubin maqedonas në Bllagoevgrad, pret reagim nga autoritetet bullgare

Të fundit nga