Luana Vjollca shpenzoi 10 mijë euro për fustatnin sikur të Jennifer Lopez

Luana Vjollca është padyshim njëra nga artistet që mori vëmendje të madhe me veshjen e përzgjedhur për Halloween.

Derisa të tjerët transformoheshin, Luana kishte zgjedhur që të inspirohet nga artistja me renome ndërkombëtare, Jennifer Lopez.

Në një postim në rrjetin social Instagram, Shqipe Closet ka ndarë shpenzimet e bukuroshes bionde për këtë paraqitje.

Fustani i saj që vjen nga firma ‘Versace’ i kushtoi rreth 10 mijë euro, kurse këpucët me të njëjtat ngjyra ishin 650 euro.

Gjatë kësaj dukje, prezantuesja kishte stiluar edhe flokët sikurse Lopez, së cilës iu përafrua mjaft shumë.

Vlen të përmendet se Jlo veshi fustanin shumë-ngjyrësh në vitin 2000, gjatë audicionit të 42-të të Grammy Awards. 

Image

Ngjarja paraprake

Stojko Paunovski rezulton pozitiv me Covid-19

Ngjarja e ardhëshme

​Isteri: Biznesi nuk e përballon mbylljen e dytë në Shqipëri, gati për protestë

të fundit nga

AlbanianEnglishMacedonian