Luana poston fotot nga festa e ditëlindjes që mbajti para tri jave

Luana Vjollca është treguar pak sa e vonuar.

Këngëtarja dhe moderatorja shqiptare që simpatizohet nga një masë e gjerë para tri jave ka festuar ditëlindjen e saj, ku pranoi urime të shumta.

Ndërsa sot ajo ka postuar përmbledhjen me fotografi nga festa e ditëlindjes.

“Meqe e festuam tere muajin ditelindjen jemi brenda me fotot 😂 #2Shtatori me miq zemre!”, shkroi ajo.

Derisa ende nuk dihet se ku do ta shohim sërish Luanën, pas ndërprerjes së emisionit “Shiko kush luan”.

Kujtojmë se së fundmi Luana ka bërë një investim në Kosovë, duke blerë një vilë luksoze.

WWW.GAZETA.MK

Ngjarja paraprake

Uran Ismaili: Do t’i riciklojmë mbeturinat dhe Prishtina do të jetë e pastër

Ngjarja e ardhëshme

Zv/ ministri Hasani: Hapja e NATO qendrës për mbështetje të kompanive, niveli vjetor arrinë 5 miliardë euro

të fundit nga

AlbanianEnglishMacedonian